Arriti ilaçi “Kalideko” në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur ilaçi Kalideko si një terapi për pacientët me fibrozë cistike, për të cilën kanë nevojë tre pacientë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo terapi që është blerë nga Ministria e Shëndetësisë është për tre pacientë që e kanë këtë sëmundje të rrallë, me çka është siguruar ilaç për gjithë vitin”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata sqarojnë se këta pacientë janë bartës të klasës III-CFTR mutacionit, ndërkohë theksojnë se do të vazhdojnë të jenë falas barnat për pacientët me sëmundje të rralla, për çka nga Buxheti i shtetit janë ndarë 580 milionë denarë.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, më 02.07.2021 deklaroi se ilaçi “Kalideko”, i cili është i nevojshëm për njerëzit që vuajnë nga fibroza cistike, do të arrijë me 09.07.2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button