Një biletë për në gjithësi me raketën “Virxhin Galactik” kushton 450.000 dollarë

Kompanie “Virxhin Galactik”, pjesë e “Virxhin Grup” të miliarderit Riçard Branson, ka filluar sërish shitjen e biletave për udhëtim në gjithësi, raporton CNN, transmeton Portalb.mk.

Këtë herë çmimi për një vend është pothuajse dyfishuar. Kur u ndërpre shitja në dhjetor 2018, çmimi i një bilete ishte 250.000 dollarë, ndërsa biletat sot mund të blihen për 450.000 dollarë për një ulëse.

Lëvizja e kompanisë vjen pas fluturimit hapësinor të raketës “Juniti” (Unity) më 11 korrik, në të cilën Riçard Branson, së bashku me tre persona të tjerë dhe dy pilotë, ishte anëtar i ekuipazhit. Lajmet për fluturimet komerciale që do të fillojnë në 2022 vijnë pas premtimit dhjetëvjeçar nga kompania se do të jetë ndër të parët që do ta testojnë këtë teknologji.

“Ndërsa po përpiqemi të sjellim mrekullinë e gjithësisë për popullatën e përgjithshme në të gjithë botën, jemi të lumtur që do të hapim derën për një industri dhe përvojë krejt të re për konsumatorët”, tha Majkël Kolglazier, drejtor ekzekutiv i “Virxhin Galaktik”.

“Virxhin Galaktik”u ofron klientëve tre mundësi – të blejnë një vend të vetëm, të blejnë disa vende për familjen ose miqtë, ose të rezervojnë një fluturim të plotë me “Juniti” ose anije kozmike të tjera që së shpejti do të lëshohen në përdorim.

Udhëtarët do të kenë mundësi për të përjetuar tre deri në katër minuta gjendje pa peshë dhe të shohin planetin Tokë kundrejt errësirës së hapësirës para se të kthehen një orë pas ngritjes.

Më shumë se 600 njerëz kanë rezervuar udhëtime në gjithësi ​​me raketën Virxhin Galaktik deri më tani, ndërsa ky numër pritet të rritet më tej në periudhën në vijim, thanë nga kompania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button