Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve

Bëhet fjalë për ndryshime dhe plotësime, me të cilat do të lehtësohen kushtet për aplikim, do të ndikohet në zhvillimin e balancuar rajonal, por edhe do të përshpejtohen procedurat për pagesën e fondeve, raporton Kanal5.

Ndryshimet përfshijnë ndërrim të kushteve për dhënie të mbështetjes financiare kompanive që kanë investuar në kushtet e KOVID me një dispozitë kalimtare të vlefshëm në vitin 2021, për rënie të lejuar të të ardhurave deri në 15% në vitin 2020 për lidhjen e kontratave të reja, si dhe kushtet për të ardhura nga operacionet dhe punonjësit nuk do të vlejnë kur të paraqiten kërkesat për pagesë.

Është bërë ndryshim edhe në përfshirjen e kompanive që do të mund të lidhin kontrata nëpërmjet ri rregullimit të mëtejshëm të kushteve, gjegjësisht lehtësim të rregullave në fushën e bartësve të licencave, prodhuesve të mallrave të akcizës, atyre që kryejnë veprimtari me interes publik, prodhimtari të dedikuar etj.

Në LMFI e ri është bërë edhe saktësim plotësues dhe thjeshtëzim i një pjese të masave dhe kritereve në masa, në përputhje me analizën e shfrytëzimit si dhe specifikimin e kushteve për investime nga diaspora dhe rritjen e përqindjes së mbështetjes financiare nga 10% në 15%.

Ndryshim i rëndësishëm në ligjin e ri është edhe rregullimi i zhvillimit të balancuar rajonal, kështu që kompanitë, të cilat do të zbatojnë projekte investimi në rajonet më pak të zhvilluara të planifikimit do të marrin mbështetje plotësuese financiare. Ndihma plotësuese do të llogaritet si një diferencë procentuale midis rajonit me vlerën më të lartë të PBV-së për kokë banori dhe vlerës së PBV-së për kokë banori të rajonit në të cilin është realizuar investimi.

Nga viti 2022, do të vendosim parimin e pagesës në dy këste (këstin e parë në masën 50% të ndihmës së miratuar dhe të dytën në përputhje me fondet e buxhetit dhe rregullin e proporcionalitetit) për të përmirësuar likuiditetin e kompanive.

Kompanitë që tashmë kanë lidhur kontrata për mbështetje me Qeverinë, kanë mundësi deri më 16 gusht 2021, të aplikojnë për harmonizimin e kontratave me ndryshimet e reja në Ligj. Kompanitë që tashmë kanë bërë investime në vitin 2020 dhe duan të lidhin kontratë për ndihmë financiare, duhet të paraqesin kërkesë në Agjencinë për investime të huaja dhe promovim të eksporteve ose në Drejtorinë e zonave teknologjike për zhvillim industrial gjithashtu deri më 16 gusht, për të siguruar që mbështetja e shtetit do t’u paguhet atyre deri në fund të vitit 2021.

Plani i rritjes ekonomike i miratuar në vitin 2017, synon të përmbushë kërkesat e kompanive vendase për të ofruar mbështetje transparente, me mundësi të barabarta për të gjitha kompanitë, pavarësisht pronësinë e kapitalit ose madhësinë e kompanisë.

Plani i rritjes ekonomike është operacionalizuar përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve dhe Programit afatmesëm për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme të FZHTI. Një nga përfitimet e Planit për rritje ekonomike është se ai i stimulon kompanitë vendase të mendojnë në afat të mesëm madje edhe në afat të gjatë, të kenë një qasje strategjike ndaj zhvillimit, ndërsa  me Ligji iu mundësohet siguri që shteti do të qëndrojë pranë tyre dhe do të mbështesë projektet investuese.

Si rezultat i kësaj, përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, janë nënshkruan marrëveshje për mbështetje financiare me 245 subjekte. Mbështetja e paguar gjatë këtyre tre viteve është rreth 20 milion euro, ndërsa kompanitë në planet e tyre të biznesit për një cikël pesëvjeçar paraqitën investime prej 411 milionë euro, nga të cilat ata tashmë kanë investuar rreth 150 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button