KSHZ do të furnizojë pajisje për gjurmë të gishtave për zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e sotme, theksoi se është refuzuar ankesa për furnizim të pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve për gjurmë të gishtave, me çka në periudhën vijuese do të nënshkruhet marrëveshje me operatorë ekonomik për furnizim të të njëjtave, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni ka marrë njoftim nga Komisioni Shtetëror për zgjidhje të ankesave për furnizimeve publike, se ankesa e dorëzuar në procedurën për procedurë të tenderit për furnizim të pajisjes së identifikimit biometrik të votuesve me gjurmë të gishtit është refuzuar. Kjo do të thotë se më në fund, KSHZ si organ kontraktues ka vendim të plotë fuqishëm, përkatësisht vendim përfundimtar në procedurë. Është zgjedhur operatori ekonomik dhe në periudhën vijuese do të qaset drejt nënshkrimit të marrëveshjes me të njëjtin për furnizim të pajisjeve”, theksuan në seancë.

Nga KSHZ shtuan se, me atë është plotësuar edhe kushti i fundit për mbajtjen e zgjedhjeve dhe siç theksuan, shpresojnë se do të realizohet e drejta “një votues, një votë”.

Ata theksuan se, dërgesa e parë duhet të jetë për rreth 20 ditë edhe atë pesë përqind nga numri i përgjithshëm, nga 4 mijë.

“Ne kemi përgatitje prej dy ditë të cilat kanë zgjatur tërë ditën, kështu që jemi të gatshëm për fillim të zgjedhjeve, e presim vendimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Pas sjelljes së vendimit dhe marrjes nga ana e Gazetës Zyrtare, menjëherë do të mbajmë seancë në të cilën duhet t’i miratojmë afatet për zbatimin e zgjedhjeve lokale”, theksuan nga KSHZ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button