Tetovë, denoncim për teste të falsifikuara PCR

Policia e Tetovës po punon në zbulimin e personave të cilët lëshojnë teste të rrejshme PCR. Dje, një test i tillë i falsifikuar është paraqitur në SPB Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Më datë 05.08.2021 në orën 15.00 në SPB Tetovë, nga një institucion shëndetësor privat në Tetovë është raportuar se personi I.M. (35) nga Strimnica e Tetovës ka sjellë një test PCR të falsifikuar në emrin e tij.   Pas kontrolleve, është konstatuar se ishte i falsifikuar, gjegjësisht një person tjetër ishte regjistruar nën atë numër dhe datë të lëshimit. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Tetovë, katër laboratorë bëjnë teste PCR. Njëra është në Qendrën e Shëndetit Publik, ndërsa tre të tjerat janë private. Njëra nga to testet i bën në laboratorin e vet në Tetovë, ndërsa dy të tjerat vetëm marrin mostra të cilat më pas i dërgojnë në Shkup për përpunim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button