Apple do të kërkojë nëpër iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve

Kompania amerikane, Apple, ka bërë të ditura detajet e një sistemi për të gjetur material të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara, shkruan REL.

Para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit.

Apple ka thënë se nëse identifikohet diçka e tillë, atëherë përdoruesi i telefonit do të raportohet te ndonjë zyrtar për zbatim të ligjit.

Megjithatë, ekzistojnë shqetësime për privatësi dhe nëse kjo teknologji mund të zgjerohet për kërkime në telefon për përmbajtje të ndaluar.

Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.

Apple ka thënë se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të publikohen këtë vit – do të kenë aplikacione të reja të kriptografisë, për të ndihmuar që të mos përhapen materialet abuzuese online.

Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë të njohur për imazhe të abuzimit seksual, të përpiluar nga Qendra Kombëtare për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar si dhe organizata tjera të fëmijëve.

Apple ka thënë se kjo teknologji do të mund të identifikojë edhe versione të modifikuara të imazheve origjinale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button