Kanada, fushatë për anulimin e statusit të institucionit bamirës ndaj kishës katolike

Në Kanada ka filluar një fushatë nënshkrimesh për heqjen e statusit të institucionit bamirës ndaj kishës katolike për shkak të qëndrimit të saj në çështjen e shkollave konviktore të kishës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Kanada është kërkuar për herë të parë për kishën katolike, praktika “anulimi i statusit të institucionit bamirës” me të cilën deri më sot në vend janë përballur institucionet bamirëse që u përkasin muslimanëve.

Fushata është filluar në faqen e internetit change.org nga David Thomson i cili jeton në qytetin Vancouver të Kanadasë dhe deri më sot në fushatë kanë marrë pjesë mbi 6 mijë persona.

Thomson në një deklaratë për CBC tha se kisha katolike ka tradhtuar ata që kanë mbijetuar dhe e vetmja gjë që do të inkurajojë ndryshimin është një rezultat financiar.

“Doja të ndihmoja në mbështetjen për drejtësi, barazi dhe trajtimin e drejtë ndaj popullatës indigjene në Kanada”, tha Thomson, i cili krahas anulimit të statusit të institucionit të bamirësisë për Kishën Katolike kërkoi që me fushatën të hiqet edhe subvencionimi financiar dhe të përfundojë përjashtimi i saj nga tatimet e pronave.

Duke bërë të ditur se në pjesën më të madhe të karrierës së tij ka punuar në institucionet e bamirësisë, Thomson u shpreh se është prekur thellë nga lajmet për varret pa emër që janë gjetur në Kamloops, Cowessess First Nation dhe në zonat e shkollave konviktore në vende të tjera të Kanadasë.

Thomson, deklaroi se ishte zemëruar kur mësoi se kisha kishte shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë në projektet e saj për ndërtimin e kishave të reja, ndërkohë që ka nxjerrë një vendim gjyqësor se nuk do të mund të mbledhë 25 milionë dollarë që kishte premtuar të mblidhte për indigjenët.

“Gjithashtu jam zhgënjyer nga lajmet se miliona dollarë që duhej të shpërndaheshin për të mbijetuarit kanë shkuar për avokatët e Kishës Katolike, administratorët e saj dhe në vende që nuk kanë kthim” shtoi David Thomson.

Sipas ligjeve të Kanadasë, organizatat që kanë statusin e institucionit bamirës vendosen në hetim nga Administrata e të Ardhurave të Kanadasë nëse donacionet e mbledhura nga populli nuk përdoren në përputhje me qëllimin e tyre.

Në fund të hetimit nëse përcaktohet që ndihmat e mbledhura nuk janë shpenzuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret e përcaktuara, atëherë këtyre institucioneve u hiqet statusi i institucionit bamirës.

Administrata e të Ardhurave të Kanadasë është bërë qendër e kritikave për shkak se vitet e fundit me këtë arsye ajo ka anuluar statusin e shumë institucioneve bamirëse që i përkasin muslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button