Nurov u mund në çerekfinale, Maqedonia përfundoi pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë me një medalje argjendi

Pjesëmarrësi i fundit nga Maqedonia në Lojërat olimpike verore (LOV) në Tokio, mundësi Magomedgaxhi Nurov, u eliminua në çerekfinale në kategorinë deri në 97 kg stil i lirë, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht se ishte favorit në luftë, Nurov u mund nga kampioni kuban Rainers Salas Perez, i cili në fund festoi me 6:4.

Mundësi nga Maqedonia kishte fillim të shkëlqyeshëm në Lojërat Olimpike, duke mposhtur kampionin tunizian Mohamed Sadoui me 5:0 në raundin e parë.

Humbja e Nurovit në çerekfinale nuk nënkuptonte fundin definitiv të performancës së tij në Olimpiadë. Nëse Perez do të fitonte ndeshjen gjysmëfinale kundër Abdulrashid Sadulaev nga Rusia, Nurov do të ishte kualifikuar për rimeç dhe do të kishte një shans për medalje bronzi, për çka do t’i duheshin dy fitore. Por në ndeshjen gjysmëfinale, gjithsesi Sadulaev fitoi me 4:0.

Në finalen në kategorinë deri në 97 kg, i preferuari për të artën Sadulaev do të takohet me Frederik Kyle Snyder nga SHBA-ja.

Performanca çerekfinale e Nurovit shënoi fundin e pjesëmarrjes së Maqedonisë në Lojërat Olimpike të Tokios. Përfaqësuesit tanë kthehen në shtëpi me një medalje argjendi të fituar në taekwondonga Dejan Georgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button