Dy aksidente të rënda në Kumanovë, ndërroi jetë një 18 vjeçare

Një vajzë 18-vjeçare ndërroi jetë, kurse dy persona u plagosën në një aksident të rëndë komunikacioni që ndodhi dje në afërsi të pikë-pagesës rrugore në Romanovc, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Në aksidentin fatkeq ishin përfshirë një makinë Audi dhe një tip furgoni Zastava.

“Në orën 21:55 në SPB Kumanovë u raportua se në magjistralen Shkup – Kumanovë, rreth një kilometër para pikë-pagesës ‘Romanovc’, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes një veture me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.V (20) nga Kumanova, dhe një mjeti ngarkues po ashtu me targa të Kumanovës, i drejtuar nga D.V (55) nga fshati Staro Nagoriçan në Kumanovë. Në vendngjarje ndërroi jetë M.M (18) nga Kumanova, pasagjer në automjet, ndërsa S.V. ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse D.V. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në spitalin e Kumanovës ”, njoftoi sot MPB.

Inspektim të vendit ku ndodhi aksidenti bëri prokurori publik dhe një ekip i SPB Kumanovë, kurse me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës u dërgua për obduksion.

Një tjetër aksident trafiku ndodhi dje edhe në rrugën lokale Kumanovë – fshati Romanovcë në afërsi të lokalitetit “Maçja Gllava”, njoftoi sot Ministria e Brendshme. Në aksident u  përfshinë dy vetura, kurse janë lënduar dy të mitur njëri pej të cilëve ishte shofer, tjetri pasagjer dhe dy të tjerë.

Aksidenti ndodhi midis një veture me targa të Tetovës, i drejtuar nga një i mitur nga Kumanova dhe një veture me zvicerane, i drejtuar nga A.D (29) nga fshati Romanovc i Kumanovës. Lëndime të rënda trupore mori shoferi i veturës me targa të Tetovës dhe një pasagjer tjetër i mitur në të njëjtën vetur, ndërsa lëndime të lehta mori A.D dhe S.B (39) nga Kumaova, pasagjer në automjetin tjetër.

Inspektim të vendit të aksidentit bënë ekipe të SPB Kumanovë dhe prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button