Arianit Ramadani nga Tetova sjell e coverin e tij më të ri (VIDEO)

Arianit Ramadani është këngëtar dhe kitarist i ri që vjen nga qyteti i Tetovës. Ai merret me muzikë prej në moshë të vogël. Prindërit e tij e kanë zbuluar talentin e Arianit dhe e kanë drejtuar në rrugën e muzikës. Ai së fundmi ka publikuar “coverin” e tij më të ri. Arianiti për Portallb.mk na zbuloi më shumë detaje për punën dhe planet e tij në fushën e muzikës.

“Me muzikë merrem që nga mosha 6 vjeçare, talentin tim për muzikë e zbuluan prindërit e mi, të cilët më kanë mbështetur në këtë rrugë. Nga klasa e dytë fillova të ndjek shkollën e ulët të muzikës në Tetovë në instrumentin e kitarës” tha Arianit Ramadani.

Më pas, ai vazhdoi shkollën e mesme të muzikës në Tetovë, duke treguar rezultate të larta.

“Këtë vit mora pjesë në garat shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u shpërbleva me vendin e parë në lëndën e solfezhit”, tha Arianit Ramadani.

Arianiti ndër të tjera edhe pse i ri në moshë, performon nëpër organizime të ndryshme muzikore nëpër qytetet e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, Së fundmi në bashkëpunim me një televizione nga Kosova, Arianiti ka realizuar edhe coverin e tij më të ri të këngës “A m’ke harru” nga Besnik Qaka- Nrg Band, e cila u mirëprit shumë mire nga publiku.

Ai muzikën nuk e sheh vetëm si hobi por të njëjtës do t’i përkushtohet si profesion në të ardhmen.

“Mendoj se muzika është ushqim për shpirtin e njeriut” thotë ai, duke shtuar se në plan e ka të realizojë disa këngë të tij origjinale shumë shpejtë.

Mesazhi që Arianiti tha për të gjithë të rinjtë është të merren sa më shumë me aktivitete kulturore dhe të punojnë fort për gjërat që i duan. Nëpërmjet thënies “Një libër është një histori për mendjen, një këngë është një histori për shpirtin” ai iu bëri thirrje të gjithë të rinjve që të lexojnë dhe të dëgjojnë sa më shumë muzikë të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button