RMV, arritën 20.000 vaksina AstraZeneka të dhuruara nga Kroacia

Mënegjesin e sotëm në vend arritën 20.000 vaksina të “Astra Zenekas”, donacion nga Republika e Kroacisë. Vaksinat nga java e ardhshme do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Ky është donacioni i dytë i vaksinës Astra Zeneka nga Qeveria kroate. Në fillim të muajit korrik, një donacion prej 10.000 vaksinash u solli ministri i punëve të jashtme dhe evropiane i Republikës së Kroacisë, Gordan Gërliq Radman, transmeton Portalb.mk.

Solidariteti dhe dhënia e ndihmës gjatë kohës së pandemisë është  akt që e bën më të suksesshëm të gjithë procesin e luftimit të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shpreh mirënjohjen e tij për Qeverinë kroate për këtë akt solidariteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button