Kryeparlamentari Xhaferi zyrtarisht i shpalli zgjedhjet lokale (VIDEO)

Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në orët e pasdites i shpalli  zgjedhjet lokale për datën 17 tetor në të gjitha komunat e vendit, për këshillat dhe kryetarët e komunave transmeton Portalb.mk.

“Sot nënshkrova aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshilleve të komunave dhe këshilit të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatetet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor zgjedhet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021. Aktvendimin që e nënshkrova sot në përputhje me afatet e përcaktuara dhe praktikën do të dërgohet te organi kompetent për zbatimin e zgjedhjeve – KSHZ”, deklaroi Talat Xhaferri.

Ai theksoi që pret aktivendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, prej kur edhe fillojnë afatet.

“Duke e marrë parasysh se fushata për zgjedhjet lokale fillon 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, dua të informoj opinionin se, gjatë fushatës, Kuvendi i RMV-së nuk do të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve. Në këtë mënyrë do u mundësohet partive politike dhe kandidatëve të tyre që ti përkushtohen tërësisht fushatës zgjedhore dhe kërkesave të qytetarëve, njëherazi duke e evituar mundësinë që fushata të shpërngulet në sallën plenare të Kuvendit”, deklaroi Xhaferri.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë për caktimin e seancës urgjentë të Kuvendit në këto 10 ditë, nëse gjendja në shtet e imponon këtë.

Një pjesë e partive veç më kanë dalë me kandidat të tyre dhe paralajmëruan bashkëpunim për zgjedhjet e ardhshme lokale. Të gjithë kandidatët do të publikohen në shtator.

LSDM do të jetë në koalicion me BDI-në, Besën dhe PDSH-në, megjithatë detaje të koalicionit akoma nuk janë vendosur, duke llogaritur që në disa komuna veçse kanë paralajmëruar se do të kandidojnë me kandidatë individual. Opozitarja VMRO – DPMNE paralajmëroi se do të dalë me kandidat të ri.

Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e sotme, theksoi se është refuzuar ankesa për furnizim të pajisjeve për identifikim biometrik të votuesve për gjurmë të gishtave, me çka në periudhën vijuese do të nënshkruhet marrëveshje me operatorë ekonomik për furnizim të të njëjtave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button