RMV, moti sot: pritet shi i rrëmbyeshëm lokal pasuar nga stuhi dhe erë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, kryesisht në pjesën e parë të ditës do të ketë paraqitje të izoluara të shiut të rrëmbyeshëm lokal të përcjellë me stuhi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore, transmeton Portalb.mk.

Sot paradite dhe pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu të shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive, me shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 70 km / orë) dhe kushte për breshër. Sot dhe nesër temperaturat do të ulen nga 4 deri në 5 gradë në krahasim me periudhën e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button