RMV, u shënua viktima e parë nga zjarret

Një grua 60-vjeçare nga fshati Çellopek, është viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave Stojance Angelov konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp se mbrëmë në zjarrin që shpërtheu në fshatra, një grua ishte në njërën nga shtëpitë e djegura, transmeton Sdk.mk.

“I bëj apel qytetarëve që të largohen nga shtëpitë e tyre menjëherë kur i kap zjarri.” E di që është shumë e vështirë të largohesh nga shtëpia, e kemi parë në terren këto ditë, por asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta. Shtëpitë do të rindërtohen dhe qytetarët do të marrin ndihmë nga shteti,” tha Angelov.

Zjarri në Nagoriçan i vjetër është ende aktiv.

Ndryshe, qeveria miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në 30 ditët e ardhshme për shkak të situatës me zjarret.

Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion – vetëqeverisjet lokale, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), ushtria, policia dhe qytetarët. Ndihmë mbërriti edhe nga fqinjët, Serbia dhe Bullgaria, kurse sot priten përforcime nga Sllovenia – 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button