Qeveria e RMV-së siguroi 5 mijë litra naftë dhe 15 mijë litra karburant për avionët për tu ballafaquar me zjarret

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 96 -të, të mbajtur përmes video -konferencës, me kërkesë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, miratoi vendimin për transferimin e derivateve të naftës nga rezervat e mallrave pa pagesë, nga Agjencia për Rezervat e Mallrave, transmeton Portalb.mk.

Me vendimin, Agjencia për Rezervat e Mallrave është e urdhëruar të japë 5 mijë litra Eurodizel nga rezervat e mallrave për nevojat e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin, pa pagesë, në mënyrë që automjetet zjarrfikëse të ballafaqohen me zjarret në territorin e Republikës së  Maqedonisë së Veriut.

Në bazë të vendimit për ekzistencën e krizës për shkak të rritjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe trajtimin e pasojave të paparashikueshme, Qeveria udhëzoi Byronë e Prokurimit Publik që të japë pëlqimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë për të kryer një procedurë të negociuar pa publikimin e një thirrje në përputhje me nenin 55 të Ligjit për prokurimin publik, për prokurimin e 15,000 litra karburant avioni për nevojat e Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button