U arrestua një person i cili dyshohet se shkatoi zjarr në Resnje

Policia e SPB- Manastir dhe DPB Resnjë e ka privuar nga liria personin K.S nga fshati Leva Reka e Resnjës i dyshuar se ka shkaktuar zjarrin në atë fshat ku janë përfshirë pyjet.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), informon se në orën 17.40 zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa K.S është arrestuar dhe po mbahet në stacion policor ku dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policor e kanë privuar nga liria edhe personin L.A (32) nga Shqipëria me qëndrim ilegal në shtet për shkak të dyshimeve për zjarrvënie në Pozharan të Gostivarit.

“Policia në koordinim me Prokuror publik ka vepruar edhe në lidhje me personin e dyshuar për zjarrin në Nagoriçan të Vjetër dhe dy personat e dyshuar për zjarrin që më 3 gusht ishte lajmëruar para fshatit Bllacë drejt Katllanovës”, njofton MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button