RMV, ndryshimet e nisura në Kodin Zgjedhor mbetën pezull – mungesë transparence gjatë procesit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut duket se nuk do të ndodhin. Tashmë çdo afat është tejkaluar dhe zgjedhjet janë shpallur. Funksionarët e partive nuk kanë qenë të qartë dhe transparent se për çfarë janë dakorduar dhe për çfarë jo. Deputetët ndodhen në pushim kolektiv deri në fund të muajit, kurse nuk ka asnjë prononcim nga askush se çfarë do të ndodhë. Por duke parë vakumin e mbetur deri në zgjedhje këto ndryshime janë pothuajse të pamundura. Ndryshimet e propozuara madje janë kritikuar mjaft madje edhe nga BE, sidomos për pragun për listat e pavarura, që është në kundërshtim me rekomadimet e OSBE/ODIHR, shkruan Portalb.mk.

Afati për ndryshime në Kodin zgjedhor të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve tashmë është nëpërkëmbur, pasi deri në zgjedhje kanë mbetur edhe rreth dy muaj. Ndërkohë janë shpallur zgjedhjet dhe procedurat për miratimin e këtyre ndryshimeve, veçanërisht pas miratimit të aktiviteteve të KShZ-së komplikohen tërësisht.

Deri para pak kohësh pushteti dhe opozita kishin qëndrime të kundërta në shumë pika, megjithatë kohëve të fundit për disa pika është lëshuar pe dhe herë pas here funksionarët shprehen se është arritur pajtim.

LSDM-ja ka mbetur në qëndrimin për lista të hapura për këshilltarë, kurse edhe BDI-ja, sipas tyre ka të njëjtin qëndrim. Nga ana tjetër partia opzitare maqedonase VMRO, pretendonte zgjedhjen e kryetarëve të komunave vetëm me një rreth zgjedhor. Megjithëse VMRO-ja në shumë propozime të pushteti dhe partive më të vogla ka pasur vërejtje, lidhur me pragun zgjedhor kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, disa ditë më parë tha se është e pranueshme për partinë edhe nëse nuk ka fare prag se sa nënshkrime duhen që një listë e pavarur të paraqesë kandidaturën në zgjedhjet lokale. Sipas deklaratës së Mickoskit, çdo zgjidhje për listat e hapura është e pranueshme për opozitën.

“Partitë më të vogla kërkuan lista të hapura. VMRO-DPMNE-ja u pajtua. Pastaj ndryshuan mendje, VMRO-DPMNE-ja u pajtua përsëri. Qeveria ka kërkuar gjithashtu që të ngrejë pragun për ato lista që kanë nevojë për nënshkrime për tu dalluar. Meqenëse kjo ishte një kërkesë nga qeveria, VMRO-DPMNE-ja vetëm për të pasur zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe në ato negociata tha “ashtu siç mendoni, ashtu do të pranojmë”. Pastaj shohim se partnerët më të vegjël të koalicionit u tërhoqën nga ai pozicion”, tha Mickoski.

Por, edhe pse mund të ketë përafrim qëndrimesh, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, paralajmëroi se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat kërkohen nënshkrime prej 2% nga votuesit e komunave për kandidatët e pavarur që të munden të marrin pjesë në zgjedhjet lokale,

Pendarovski tha se nëse miratohen ndryshimet, ai nuk do t’i nënshkruajë, pasi pamundësohet hyrja e subjekteve tjera në skenën politike.

Ai shtoi se ndryshimet përpara zgjedhjeve do t’i nënshkruante vetëm nëse ekziston konsensus i plotë, i cili për momentin nuk është.

Kryeministri Zoran Zaev më 27 korrik, duke njoftuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje midis LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por të gjitha partitë politike kanë marrë pjesë në përgatitjen e projektligjit dhe shtoi se në hartimin e këtyre ndryshimet ligjore janë respektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë rekomandimin për unifikimin e pragut për dorëzimin e nënshkrimeve për listat e pavarura.

Një ditë më vonë, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se propozimi fillestar i Ministrisë së Drejtësisë ishte që pjesëmarrja të ishte 1 përqind, por për të, parti që ministri nuk donte t’i përmendëte dolën me propozime prej 3 përqind dhe 5 përqind nënshkrime të siguruara, të verifikuara në noter dhe të dorëzuara në KShZ, kështu që ishte arritur në 2 përqind.

Ndërkohë, Komisioni për Antikorrupsion vlerëson se ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor për rritje të pragut të mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatët e pavarur, janë korrupsion politik dhe shkelin sundimin e së drejtës.

Zgjedhje, vota, votim

Nga ana tjetë edhe Transparency International, thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor në prag të zgjedhjeve janë të panevojshme në shumë aspekte pasi:

  • Rrezikojnë legjitimitetin e procesit zgjedhor;
  • Rrisin mundësinë për korrupsion në politikë dhe për korrupsionin përmes forcës politike dhe fuqisë;
  • Do pamundësojë përfshirjen e kandidatëve të rinj dhe të pavarur në procesin zgjedhor;
  • Do të forcojë praktikën ekzistuese të kontrollit të mbledhjes së nënshkrimeve përmes kontrollit në listat e kandidatëve të pavarur;
  • Do të thellojë frikësimin e qytetarëve që do të guxojnë të dalin dhe të nënshkruajnë për një kandidat të caktuar të pavarur bazuar në frikën e pasojave nëse mbështetet dikush tjetër.

E gjithë kjo, sipas tyre, çon në thellimin e robërimit të shtetit dhe forcimin e pushtetit dhe kontrollit nga institucionet, të cilat në vend të shërbimit bëhen mekanizëm për kontroll dhe frikësim.

Në vend të kësaj, qeveria dhe të gjitha partitë politike duhet të përpiqen për hapje në procesin zgjedhor dhe të sigurojnë liri më të madhe në garën për funksione politike për institucionet.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor pak para fillimit të procesit zgjedhor është në kundërshtim me praktikat e mira ndërkombëtare, veçanërisht rekomandimet e bëra në Raportin e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Nga Transparency, u bëjnë thirrje deputetëve të mos votojnë Projektligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor, me çka do të mundësonin ushtrimin e  të drejtës së garantuar kushtetuese të qytetarëve për të shkuar lirisht dhe në mënyrë të pavarur në zgjedhjet lokale në vetëqeverisjen lokale.

Edhe ekspertët në diskutimin e zhvilluar nga Konventa Nacionale për BE në RMV thonë se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ish-funksionarja e LSDM-së dhe aktualisht profesoreshë në Fakultetin juridik “Justinianus i Parë” në UKM Shkup, Renata Deskoska, tha se ndryshimet në kodin zgjedhor nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe se raportet në vendin tonë janë vazhdimisht rekomandime.

“Politikanët duket sikur e kanë rrëmbyer procesin zgjedhor dhe qytetarët kanë mbetur pasivë. Kjo duhet të ndryshojë dhe ata të bëhen mbrojtës të procesit zgjedhor”, tha Deskoska, duke shtuar se OSBE-ja rekomandon gjithashtu që qytetarëve t’u jepet e drejta të kundërshtojnë shkeljet e procesit zgjedhor.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska

Deskoska propozoi lista të hapura sipas modelit italian të paktën si projekt pilot në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se pas zgjedhjeve lokale do të kemi një periudhë trevjeçare pa zgjedhje, e cila do të jetë mundësi e mirë për t’u bërë një proces në analizë të procesit zgjedhor dhe të fitohen modele elektorale sipas standardeve evropiane. Profesor Deskoska gjithashtu mbrojti ndryshimin e procesit zgjedhor të anëtarëve të KSHZ -së, i cili do të duhet të jetë transparent dhe të ngjallë besim tek qytetarët, dhe jo vetëm tek partitë politike, si dhe të ndryshojë mënyrën e financimit të fushatave zgjedhore, veçanërisht në pjesën nën kontrollin e saj.

Keara Kastalldo, këshilltare për zgjedhje nga Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut në OSBE duke iu referuar shpalljes së rezultateve dhe aspekteve të rëndësishme që ODIHR konsideron në arsim dhe ndërgjegjësim publik, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se edhe ndryshimet më të vogla në procesin zgjedhor mund të çojnë në ndryshime dramatike në numrin e anëtarëve të parlamentit.

Profesori në Fakultetin Filozofik UKM nga Shkupi, Ilo Trajkovski, theksoi se është shumë e rëndësishme që sistemi zgjedhor të jetë i qëndrueshëm në mënyrë që të mos ketë kriza të reja zgjedhore dhe rënie edhe më të madhe të besimit në institucionet kryesore shoqërore.

“Ndryshimet në sistemin zgjedhor nuk janë çështje teknike, por krijim i politikave, ndërsa për këtë qëllim e rëndësishme është përfshirja e publikut të gjerë”, tha Trajkovski.

Meqenëse kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tashmë më 6 gusht i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor, ndërsa  ndryshimet e planifikuara mbetën pa miratuar dhe akoma në procedurë parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pritet t’i publikojë afatet dhe aktivitet e tij sipas Kodit aktual. Nëse kjo ndodh dhe nga ana tjetër miratohen ndryshimet, do të krijohet vështirësi për ndryshimin e tyre.

OSBE/ODIHR publikon rregullisht raporte për Maqedoninë e Veriut që përfshijnë shumë rekomandime për reformën zgjedhore, në vend se “lëvdata”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button