Muaji i kaluar ishte korriku më i ngrohtë ndonjëherë

Ky korrik ishte më i ngrohti në botë pas korrikut 2019 dhe atij në vitin 2016, thanë shkencëtarët nga Bashkimi Evropian, raporton 360 shkallë. Sipas tyre, muaji i kaluar u shënua nga temperatura jashtëzakonisht të larta në shumë rajone – nga Finlanda deri në SHBA.

“Kur vëzhgojmë temperaturat në botë, shohim ndryshime nga viti në vit, madje edhe nga muaji në muaj. Por, gjëja themelore që po shohim është tendenca e ngrohjes globale”, thotë Freja Uamborg, shkencëtare e lartë në Shërbimin për monitorim të ndryshimeve klimatike të BE -së, Kopernik.

Të dhënat për Kopernik datojnë që nga viti 1950, por kryqëzohen me të dhëna të tjera që datojnë nga mesi i shekullit 19.

“Muaji i kaluar ishte korriku i tretë më i ngrohtë ndonjëherë në botë, pas korrikut të vitit 2019 dhe atij të vitit 2016. Ishte gjithashtu korriku i dytë më i ngrohtë në Evropë, pas vitit 2010.” Kanë publikuar nga Koperniku.

Nga vala rekord e nxehtësisë në SHBA dhe Kanada, e cila filloi në qershor, ka vdekur qindra njerëz dhe janë shkaktuar zjarre në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button