RMV, prej nesër deri më 31 gusht mund të aplikohet për çmimin shtetëror “11 Tetori”, çmim i cili jepet çdo vit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe shtetasit e huaj, deri më 31 gusht do të mund të konkurrojnë në garën për çmimin shtetëror “11 Tetori”, çmimi i cili jepet çdo vjet më së shumti pesë personave/subjekteve, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin shtetëror „11 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që ky çmim ndahet për individ,  grup krijuesish, ekipe, institute, shoqëri tregtare dhe shoqata qytetarësh në vend.

“Fituesit të çmimit si individ i ndahet: diplomë, plakatë dhe shumë parash. Secilit anëtar të grupit krijues që fiton çmim ose ekipi i ndahet diplomë, plakatë dhe pjesë e barabartë nga shuma e parave”, ndërsa shuma e parave të ndara është sa pesë rrogat mesatare në vend.

Dokumentacionet për këtë çmimi mund të dorëzohen në hapësirat e Ministrisë së Kulturës deri më 31 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button