Erërat në Shkup shkaktuan dëme, NP “Parqe dhe gjelbërime” bëri thirrje për kujdes

Përkeqësimi i motit sot në Shkup ka shkaktuar disa probleme, kryesisht pjesë të drunjve, për çka edhe Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” ka kërkuar kujdes nga qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Pas paralajmërimit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike për paraqitje të erës së fortë dhe paraqitjes së mundshme të shiut afatshkurtër në orët e pasdites sot dhe nesër, i lusim qytetarët që të mos i parkojnë automjetet e tyre nën drurët e larta, në mënyrë që të shmangen pasojat e padëshiruara”, njoftojnë nga NP “Parqe dhe Gjelbërime” – Shkup.

Ndërmarrja kërkoi nga qytetarët të raportojnë në 195 ose në rrjete sociale ndonjë dru të shkatërruar. Një pamje e tillë është shfaqur tashmë në qendër të qytetit, ku një dru disa vjeçar dhe i madh është rrëzuar si pasojë e erërave.

Për sot pasdite pritet ndryshim i motit me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë, kishin paralajmëruar sinoptikanët. Sipas parashikimeve të motit, ka mundësi të ketë paraqitje të stuhisë me më shumë shi të rrëmbyeshëm lokal, breshër, vetëtima të fuqishme dhe erë të fortë me mbi 80 kilometër në orë, kishte paralajmërime prej dje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button