Me këta pesë shtete Maqedonia e Veriut realizon shkëmbim më të madh tregtar

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia ka shënuar rritje të eksportit dhe importit në krahasim me vitin e kaluar, por përsëri duke regjistruar një deficit tregtar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar-qershor të vitit 2021, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut, duke sqaruar që në eksport theksohen katalizatorët, ndërsa në import platina dhe legurat e saj.

Maqedonia e Veriut në këtë periudhë ka regjistruar deficiti tregtar prej 1 232 529 000 euro.

“Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, e shprehur në euro, në periudhën janar-qershor të vitit 2021, është 3 408 966 mijë euro dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje prej 39.1 %. Vlera e mallit të importuar, në periudhën e njëjtë, është 4 641 495 mijë euro, që është për 38.7 % më shumë , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button