fbpx

SHBA nuk ndryshoi qëndrim, pavarësisht padisë së Berishës

SHBA nuk ndryshon qëndrim për sa i përket luftës kundër korrupsionit, pavarësisht padisë për shpifje të Berishës ndaj sekretarit Antony Blinken, transmeton EN. Përmes ambasadës në Tiranë, SHBA thotë se “lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbësor të sigurisë kombëtare” dhe se “do të përdorë të gjitha instrumentet që kanë në dispozicion për ta ndëshkuar atë”.

Reagimi u bë për Euronews Albania pas konferencës për shtyp që mbajti ish-kryeministri Berisha, ku njoftoi se ka dorëzuar padinë në Gjykatën Korreksionale të Parisit kundër sekretarit Blinken.

Ai i bëri thirrje sekretarit Blinken të publikojë prova dhe fakte, që sipas tij vërtetojnë vendimin.

Më 19 maj Blinken njoftoi se SHBA kishte shpallur Berishën dhe familjarët e tij “të padëshiruar” për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”. Berisha e ka konsideruar këtë si vendim politik.

Disa javë më vonë, presidenti Biden zgjeroi një urdhër ekzekutiv, që u bllokon pasuritë personave të listuar si “non grata” dhe shkelësve të marrëveshjeve ndërkombëtare në Ballkan.

Ambasadorja Kim kërkoi së fundmi që PD të distancohet nga Berisha.

Përveç Berishës, deri më sot DASH ka shpallur “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ish-deputetin socialist Tom Doshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button