BE do të dërgojë pajisje dhe ndihmë për ballafaqimin me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian do të dërgojë pajisje dhe ndihmë për ballafaqim me zjarret në Maqedoninë e Veriut, informoi eurokomesari për ndihmë humanitare dhe menaxhment të krizës, Janez Lenarçiq, transmeton Portalb.mk.

“BE dërgon kapacitete shtesë për shuarjen e zjarrit në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut për mbështetje të përgjigjes së autoriteteve lokale. Ndihma vjen nga Suedia, Franca, Austria, Bullgaria dhe nga programi Kopernikus i BE-së”, ka shkruar Lenarçiq në Twitter.

Ndihmë për shuarjen e zjarreve në vend veç më kanë dërguar Bullgaria dhe Sllovenia, si dhe Serbia me katër helikopterë të cilat veç më janë angazhuar në shuarjen e zjarreve.

Qeveria miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në 30 ditët e ardhshme për shkak të situatës me zjarret.

Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar të gjitha kapacitetet në dispozicion – vetëqeverisjet lokale, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), ushtria, policia dhe qytetarët. Ndihmë mbërriti edhe nga fqinjët, Serbia dhe Bullgaria, kurse sot priten përforcime nga Sllovenia – 16 kamionë zjarrfikës dhe 46 zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button