Reportazhë nga Greqia: Çmimet, shërbimi dhe protokollet (FOTO)

Në Greqi temperatura si në ferr – e në vende të caktuara turistike edhe “çmimet ferr” këtë sezon veror. Megjithatë, të ballafaquar me pandeminë e cila “goditi” veprimtarinë strategjike në Greqi – turizmin, pjesë e hotelierëve vendosën të tërheqin turistë me çmime të vjetra.

Ndërkohë – Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) i paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në numër të madh vendesh për shkak të numrit të zmadhuar të të infektuarve në ato shtete, duke përfshirë Greqinë, Maltën dhe Irlandën.

Një koktej me “pamje kah deti” kushton më shumë se 8 euro….

Hoteli “Filoksenia” – me lokacion në Leptokari, një prej qyteteve turistike të cilët në aspektin gjeografik janë afër kufirit Maqedoni-Greqi dhe i cili është atraktiv veçanërisht për turistët nga vendet e rajonit. Dhomë për dy persona mban çmim prej 50 euro. Për të tërhequr turistë, hoteli ofron mëngjes për 5 euro dhe drekë e darkë me nga 6 euro. Këto çmime që ofrohen janë shumë më të ulëta në raport me atë që paguhet për drekë apo darkë në restorant.

“Vitin e kaluar sezoni ishte krejtësisht i humbur. Këtë vit ka turistë, po përpiqemi të ofrojmë ushqim të lirë e cilësor përveç për objektet në hotel edhe për grupe të organizuara që nuk janë të akomoduara në objektin tonë” – thotë Kostas, pronari i hotelit.

Leptokaria është një nga qytetet turistike të cilin e vizitojnë më të shumti mysafirë nga Maqedonia, Serbia por kishte edhe nga Sllovakia, Gjermania. Çmimet në këtë vend turistik në krahasim me çmimet në vendet turistike në Halkidiki janë shumë më të ulëta. Ndërsa në Afitos, vend turistik në Kasandra një shazllon jepet me çmim prejderi 15 euro me pije të përfshirë, në Leptokari dy shazllona në plazh jepen falas me kusht që të blihet pije ose ushqim në shumë prej 5 euro. Një birrë, pije pa gaz apo “frape” me “pamje kah deti” kushton 2,5 euro ndërsa koktejet paguhen nga 8 euro. Për një picë në plazh do të paguani prej 4,50 euro deri 8 euro.

This slideshow requires JavaScript.

Në dyqane, një kilogram sheqer shitet për 0,75 euro, një kilogram rrush kushton pothuaj 2 euro, një kilogram kumbulla 2,20 euro, 200 gram kafe greke kushton 1,80 eurondërsa një kafe greke në restorant paguhet nga 1,50 euro.

“Sezoni i kaluar ishte katastrofal. Këtë vit ka turistë. Çmimet nuk i kemi zmadhuar, nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të krizës” – thotë një e punësuar në dyqan për ushqime në Leptokari.

Çmimet në këtë qytet janë kryesisht të ngjashme sikur edhe çmimet në vendet turistike në pjesën kontinentale të Greqisë siç janë Nea Vrasna, Stavros, Aspravalta.

Ashtu, në Nea Vrasna, një nga vendet turistike të cilat janë pjesë e zonës Volvi, çmimet janë më të pranueshme për ata me “standard mesatar”. Kafeja e shërbyer në plazh kushton 3 euro ndërsa çmim të njëjtë ka edhe giroja greke dhe birrа. Për të tërhequr turistë, edhe në plazhet e Nea Vrasna, shazllonet janë falas me kusht që të blihet pije ose ushqim.

“Për dallim nga gjendja para pandemisë në këtë vend turistik ka pasur më shumë turistë. Banorët lokal këtu na treguan që për dallim nga vera e kaluar, këtë vit ka turistë mirëpo shumë më pak nga vitet e kaluara” – thotë Kosta nga Shkupi i cili kaloi shtatë ditë në Nea Vrasna.

Çmimet për akomodim por edhe të produkteve ushqimore janë më të larta në vendet turistike në ishujt më atraktiv të Greqisë. Ashtu, akomodimi me mëngjes për dy persona në hotel në Tasos kushton mbi 67 euro për një natë. Në Zakintos për shembull apartamentet jepen me çmim mbi 40 euro për një natë për dy persona. Në formimin e çmimit, ndikimin më të madh e kanë afërsia e plazhit, përkatësisht lokacioni por edhe vetë plazhi edhe uji i detit.

Turizëm nën “maskë mbrojtëse” ….

Sipas “qarkullimit” të deritanishëm të turistëve – shpërthimi turistik në Greqi për momentin mbetet vetëm “dëshirë” e grekëve. Hapja e kufijve me respektimin e protokollëve për mbrojtje nga Kovid 19, për vaksinim, PCR test negativ pak e ngjallën këtë sezon.

Në plazhet dhe në përgjithësi, të punësuarit në hotelieri mbajnë maska, shazllonet janë në distancën e duhur por pa restriksione për tubim në plazhe. Në dyqane mgajtja e maskës është e detyrueshme, por shpesh shihen edhe blerës pa maskë mbrojtëse. Në rrugë, në të hapur, maska mbrojtëse nuk mbahen. Menaxherët, në një pjesë të objekteve tregtare nuk lejojnë grumbullim dhe grupime, mirëpo në një pjesë të dyqaneve, janë të dukshme grupe të njerëzve.

Në kufijtë gjatë hyrjes në Greqi mbetet obligimi për të treguar vërtetim për dy doza të pranuara vaksinë, test negativ dhe PLF formular për hyrje në Greqi. Edhe përkrah këtyre “filtrave”, megjithatë, numri i të infektuarve nga kovid 19 në Greqi është në rritje. Për këtë shkak dhe për shkak të rrezikut nga qarkullimi i zmadhuar i turistëve, rreziku nga përhapja e koronavirusit është rritur. SHBA u bëri thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Greqi, konkrerisht Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve i paralajmëroi qytetarët amerikan të mos udhëtojnë në Greqi, Irlandë, Iran, Ishujt e Virgjër Amerikan dhe destinacione tjera.

Greqi është duke jetuar “pikun” vjetor veror. Turizmi në Greqi është një nga veprimtaritë bartëse me pjesëmarrje të madhe në BPV. Vitin e kaluar ky sektor përjetoi debakëll të plotë ndërsa dëmet vlerësohen të jenë dhjetëra miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button