Karateistja Jovanoska përfundoi e nënta në garën për kata në Lojërat Olimpike të Tokios

Karateistja Puleksenia Jovanoska nuk arriti të kalojë fazën e parë në garën për kata në turneun e karatesë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo në debutimin e saj olimpik përfundoi e nënta, transmeton Portalb.mk.

Jovanoska herët në mëngjes luajti në grupin e parë kualifikues dhe mori 23.80 pikë në raundin e parë dhe 24 pikë në raundin e dytë, pra arriti një mesatare prej 23.90 pikë, e cila nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Sidoqoftë, rezultati nga raundi i dytë është rezultati më i mirë i arritur nga Jovanoska deri më tani.

Puleksenia Jovanoska është karateistja e parë maqedonase që performoi në Lojërat Olimpike, kurse në Tokio performoi me një wild-kartë.

Jovanovska pas luftës shkroi se është krenare për veten dhe falënderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë.

“Sa vlente, gjithë këto vite, stërvitje, djersë, lot, lëndime, padrejtësi. Jashtë mase e kënaqur me gjithçka që dhashë! Është privilegj që isha pjesë e kësaj historie, e përfundova në vendin e nëntë. Jam krenare për veten për çdo sekondë të kaluar në sallë gjatë gjithë këtyre viteve”, shkroi Jovanoska në profilin e saj në Facebook.

Ndryshe, përfaqësuesi i fundit maqedonas në Lojërat Olimpike verore në Tokio do të jetë mundësi Magomedgaxhi Nurov, i cili nesër merr pjesë në turneun e mundjes në stilin e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button