RMV, Kryqi i Kuq shpërndau ndihma humanitare për popullsinë në rajonet e prekur nga zjarret

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi ekipe për përgjigje ndaj katastrofave për mbështetje logjistike dhe ndihmë të shpejtë për qytetarët dhe ekipet e zjarrfikësve në komunën e Pehçevës. Ekipet janë nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit (8 vullnetarë), organizata komunale e Kryqit të Kuq Shtip (4 vullnetarë), organizata komunale e Kryqit të Kuq Dellçevë (4 vullnetarë), organizata komunale e Kryqit të Kuq Koçan (4 vullnetarë) dhe organizata komunale e Kryqit të Kuq të Berovës (4 vullnetarë), transmeton Portalb.mk.

Për shkak të nevojës për ndihmë humanitare për popullatën e prekur nga zjarret, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dërgoi ndihma humanitare në rajonet e mëposhtme:

Berovë/Pehçevë: 500 pako me ushqim, 500 pako me higjienë, 2592 shishe prej 0.5l ujë, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

Kumanovë: 100 pako ushqimore, 100 pako higjienike, 200 batanije, 2592 shishe uji nga 0.5l dhe 50 dyshekë.

Për nesër është planifikuar distribuimi i ndihmës humanitare në rajonet si vijon:

Dellçevë: 100 pako ushqimore, 100 pako higjienike, 2592 shishe ujë nga 0.5l, batanije 400 copë dhe 20 dyshekë.

Koçan: 100 pako ushqimore, 100 pako higjienike, 2592 shishe ujë 0.5l, batanije 400 copë dhe 50 dyshekë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e parë të kontaktojnë SOS linjat e hapura telefonike.

Çdo person që ndihet i kërcënuar dhe i shqetësuar nga zjarret mund të adresojë, të bëjë pyetje dhe të marrë përgjigje dhe këshilla për përballimin me sukses të një situate që kërcënon mirëqenien dhe krijon ndjenjë të sigurisë së rrezikuar personale dhe kolektive .

Linjat telefonike të hapura ndahen në rajone dhe i referohen të gjitha komunave dhe vendbanimeve që i përkasin rajoneve të përmendura.

Linjat e hapura

Rajoni i Shkupit   – 071/367-909, 071/367-981 dhe 071/379-119

Rajoni i Pellagonisë – (Manastir, Demir Hisar, Krushevë, Prilep, Resnjë)

047/236019 dhe 070/791770

Rajoni Jugperëndimor dhe i Pollogut – (Gostivar, Tetovë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër)

072/239-051 dhe 072/239-077

Rajoni lindor, verilindor dhe juglindor (Shtip, Koçan, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Probistip, Kratovë, Kumanovë, Kriva Pallankë, Strumicë, Gjevgjeli, Valandovë, Radovish).

071/426-660 dhe 071/426-633

Rajoni i Vardarit (Veles, Negotinë, Shën Nikollë, Gradsko, Çashkë, Kavadar, Llozovë, Rosoman, Demir Kapi)

075/294-036, 071/274-229 dhe 043/231537

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button