fbpx

Meksika paditi prodhuesit kryesorë amerikanë të armëve

Meksika ka ngritur padi civile kundër disa prodhuesve kryesorë amerikanë të armëve, duke pretenduar se kontribuojnë në rrjedhën e paligjshme të armëve përtej kufirit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Padia, e paraqitur në një gjykatë të qarkut në shtetin Massachusetts, kërkon të ndalojë komercializimin e tepruar dhe “të papërgjegjshëm” të armëve, për të cilat autoritetet meksikane thonë se në fund po armatos kartelet në Meksikë dhe po kontribuon në dhunën në vend.

Padia mbi 130 faqe përcakton se Meksika regjistroi një rritje të papritur të vdekjeve të dhunshme në vitin 2004, të njëjtin vit kur kompanitë amerikane të armëve rritën shumë prodhimin, shpërndarjen dhe tregtimin e armëve të shkallës ushtarake pasi përfundoi ndalimi i armëve sulmuese amerikane.

Ministri meksikan i Punëve të Jashtme , Marcelo Ebrard, në një konferencë për media tha se këto kompani të armëve janë të vetëdijshme se ata kanë furnizuar kartelet meksikane me armë të rënda dhe po i injorojnë me dashje ligjet ndërkombëtare të kontrollit të armëve.

Padia u ngrit në një sallë gjykate federale amerikane në Boston, kryeqyteti i shtetit Massachusetts, një qendër e prodhimit të armëve amerikane. Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Meksikës, padia po kërkon një dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh dhe rregullore më të rrepta për shpërndarësit e armëve.

Ebrard gjatë konferencës për media tha se këta prodhues të armëve duhet të zhvillojnë dhe zbatojnë standarde të arsyeshme për të monitoruar dhe disiplinuar shpërndarësit e tyre kur është e nevojshme, pasi kompanitë e dinë atë.

“Ata argumentojnë se pas shitjes dhe marketingut, ata nuk kanë më asnjë përgjegjësi, por ata kanë”, tha Ebrard.

Krahas Ebrard, senatori meksikan, Ricardo Monreal, po ashtu denoncoi praktikat e kompanive të armëve, duke deklaruar se shumica e problemeve në Meksikë lidhur me dhunën janë rezultat i drejtpërdrejtë i “përdorimit ilegal dhe futjes ilegale të armëve në vendin tonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button