Qeveria e Maqedonisë së Veriut shkarkoi dhe emëroi disa drejtor të rinj

Qeveri e Maqedonisë së Veriut në seancën e 75-të shkakrkoi dhe emëroi disa drejtor të institucioneve, transmeton Portalb.mk.

Stojançe Angellov u emërua drejtor në Qendrën për menaxhimin me kriza, duke llogaritur që deri më tani ka qenë ushtrues detyre. Në këtë seancë, Amir Shabani u emërua drejtor në Fondin për sigurim te depozitave.

Dritan Imeru u emëru zv.drejtor në Qendrën për provime shtetëror, ndërsa Ana Petrovksa u shkarkua nga pozita e u.d. në Isnpektoratin shtetëror për mjedis jetësor, ndërsa Sreten Stojkovski u emërua ushtrues detyre – drejtor në këtë institucion.

Kostadin Acevski është shkarkuar nga funksioni drejtor i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, me kërkesë të tij, ndërsa për u.d. drejtor është emëruar Agim Murtezani.

Në mbledhje është marrë edhe vendim për anëtarë të bordit të drejtorëve të Kombinatit të Prilepit Qeveria t’i propozojë Nikolla Xhambazovskin (anëtar i pavarur joekzekutiv), Mile Velkovski (anëtar i pavarur joekzekutiv), Kire Stankovski (anëtar ekzekutiv), Tatjana Stefanovska (anëtare ekzekutive), Riste Tashev (anëtar ekzekutiv).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button