Gjendje krize 30 ditore në Maqedoninë e Veriut, kërkoi Komiteti Drejtues

Në seancën e Grupit për Vlerësim në lidhje me gjendjen alarmante me zjarret në vend, i rekomandoi Komitetit Drejtues që deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut të kërkojë gjendje të krizës, transmeton Portalb.mk.

“Grupi për Vlerësim pasdite ka mbajtur seancë, ku për shkak rrezikut nga zjarret, rritjes së rrezikut për qytetarët dhe për disa arsye, njëzëri i rekomandoi Komiteti Drejtues të propozojë deri te Qeveria të vendosë për gjendjen e krizës në territorin e RMV-së për shkak rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimin e zgjerimit të tyre në afat prej 30 ditëve”, njoftoi Stojançe Angellov, drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza.

Në kuadër të Komitetit Drejtues bëjnë pjesë edhe ministrat për punë të brendshme dhe të jashtme, mbrojtjes, shëndetësisë, transportit dhe udhëheqësit e grupit për vlerësim.

Komiteti Drejtues pranoi propozimin e Grupit për Vlerësim, duke i propozuar Qeverisë 30 ditë gjendje krize.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) deri dje në orën 18:00 në territorin e vendit ishin aktiv disa zjarre në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit.

“Përkujtojmë se nisja e zjarreve qëllimisht apo pa vetëdije, llogaritet vepër penale e cila dënohet me parashtresa të caktuara, për çka planifikohet edhe burg prej 8 vjetëve, në bazë të nenit 227 nga Kodi Penal, varësisht nga lloji i zjarrit, rrethanat tjera dhe pasojat”, paralajmëruan sot nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button