Nuk ka dëshmi se një i ri francez ka vdekur nga vaksina – obduksioni nuk është përfunduar

Në çastin e publikimit të postimit që po e recenzojmë, ende nuk është gjetur një lidhshmëri mes vaksinës dhe vdekjes së djalit të ri. Në këtë rast është bërë obduksion, por ende nuk është përfunduar dhe ende nuk dihen rezultatet. Prandaj, pretendimi se rezultatet e autopsisë kanë treguar se bëhet fjalë për një vdekje si rezultat i vaksinës, nuk është i vërtetë. Mediat franceze gjithashtu raportuan se i riu ishte vaksinuar më shumë se 9 orë para se të përjetonte alergji, dhe pak para goditjes anafilaktike në një restorant ai kishte konsumuar ushqim nga i cili dihej se ishte alergjik.

Po recenzojmë një postim në Fejsbuk, në të cilin thuhet se vdekja e 22-vjeçarit Maxim Beltra nga Franca u shkaktua nga vaksina kundër Kovid-19, e cila iu injektua në të njëjtën ditë që vdiq, raporton Vërtetmatësi.

Në postim thuhet:

Siç lexova, ky djalë ka qenë i shëndetshëm, por i është dashur të vaksinohej që të mund ta mbajë vendin e punës. Ai vdiq po atë ditë. Babai i tij ka kërkuar t’i bëhet obduksion dhe rezultatet kanë treguar se ka vdekur nga vaksina. Por, natyrisht, autoritetet nuk e pranojnë këtë, kështu që në konferencë për shtyp kanë thënë se ka vdekur si pasojë e alergjisë nga kikirikët.

Megjthatë, ky version i ngjarjeve nuk korrespondon aspak me atë që është botuar për rastin në mediat franceze. Së pari, obduksioni nuk ka përfunduar kështu që nuk mund të thuhet se rezultatet treguan se vdekja ishte si rezultat i vaksinimit.

Ajo që dihet është se është bërë obduksion, por ende nuk është përfunduar dhe ende nuk dihen rezultatet. Prandaj, pretendimi se rezultatet e autopsisë kanë treguar se bëhet fjalë për një vdekje si rezultat i vaksinës, nuk është i vërtetë.

Sipas publikimeve në mediet franceze është vërtetuar se djali  pak para sulmit anafilaktik në një restorant kishte konsumuar ushqim nga i cili dihej se ishte alergjik.

Profesor Jeapan Luke Faili, Shef i Qendrës së farmakovigjilancës në Montpellier ka thënë se:

Hetimi është shumë i fokusuar në një problem të alergjisë nga ushqimi që nuk duket të ketë lidhje me vaksinimin.

Disa alergologë të intervistuar nga “Figaro”, konfirmojnë që nuk bëhet fjalë për alergji ndaj vaksinave.

Duhet të jemi të kujdesshëm, veçanërisht sepse nuk e dimë historinë mjekësore të personit që vaksinojmë. Por nëse ndodh reaksion anafilaktik, ai shfaqet brenda një ore pas pranimit tëvaksinës, dhe madje edhe brenda 15 deri në 30 minuta pas injektimit, shpjegon profesori Frederic Barar. 

Profesor Frederic de Blay, Shef i Departamentit të alergologjisë në Spitalin Universitar të Strasburgut dhe gjithashtu President i Shoqatës Franceze të alergologëve, gjithashtu e konfirmon analizën e kolegut të tij.

Reaksion anafilaktik, 9 orë pas vaksinës, nuk ka ndodhur kurrë më parë. Apriori, nuk duket aspak si anafilaksë, ka deklaruar ai.

Përveç obduksionit për rastin ka flluar edhe një hetim gjyqësor, por është shumë herët për rezultate. I riu është vaksinuar më shumë se 9 orë para se të përjetonte alergji, dhe pak para alergjisë në një restorant ai ka konsumuar ushqim nga i cili dihej se ishte alergjik.

Sipas Jeapan Luke Faili, profesor dhe shef i Qendrës për farmakovigjelancë, shoku anafilaktik pas vaksinimit ndodh brenda pak minutash, dhe në rastin e të riut kjo ka ndodhur shumë vonë. Obduksioni do të kryhet me iniciativën e gjykatësit hetues, thanë nga zyra e prokurorit në Мontpellier për  за АFP. Por, në çastin e publikimit të postimit që po e recenzojmë, ende nuk është gjetur një lidhshmëri mes vaksinës dhe vdekjes së djalit të ri.

Pra, obduksioni nuk ka përfunduar, prandaj, pretendimi se obduksioni ka treguar se i riu 22 vjeçar ka vdekur nga vaksina është i pavërtetë.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button