fbpx

Policia e Maqedonisë së Veriut i publikoi disa detaje në lidhje me zjarret në gjithë vendin dhe dënimet e parapara deri 8 vjet

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka publikuar sot disa detaje në lidhje me zhvillimet e fundit rreth zjarreve në gjithë vendin, duke njoftuar edhe për arrestime, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor kanë arrestuar 32 vjeçarin L.A. nga Republika e Shqipërisë, i cili ilegalisht ka qëndruar në vend, për shkak ekzistimit të dyshimeve për zjarrvënie në rajonin e Gostivarit”, raportoi Policia, duke sqaruar që i dyshuari do të mbahet për ndjekjen e procedurave në vazhdim.

Raportohet që Prokuroria dhe Policia janë duke punuar edhe për zbardhjen e zjarreve në Staro Nagoriçane, për çka tashëm ka një të dyshuar, ndërkohë dyshohet që dy persona janë shkaktar për zjarrin para Bllacës kah Katllanova, zjarr i cili nga zjarrfikësit ishte shuar menjëherë.

“Përkujtojmë se nisja e zjarreve qëllimisht apo pa vetëdije, llogaritet vepër penale e cila dënohet me parashtresa të caktuara, për çka planifikohet edhe burg prej 8 vjetëve, në bazë të nenit 227 nga Kodi Penal, varësisht nga lloji i zjarrit, rrethanat tjera dhe pasojat”, deklarojnë nga Policia.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) deri dje në orën 18:00 në territorin e vendit ishin aktiv disa zjarre në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button