fbpx

RMV, bursat për nxënësit që do të regjistrohen në shkolla ​​profesionale dhe profesione deficitare

Duke filluar nga ky vit shkollor, Ministria e Arsimit fillon të ndajë bursa për nxënësit të cilët do të regjistrohen në klasa duale, profesione deficitare dhe shkolla profesionale. Nga Ministria thonë se me futjen e kategorive të reja të bursave do të nxiten nxënësit të vazhdojnë arsimin e mesëm në shkolla ​​profesionale, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Ministria sot i publikoi konkurset për dhënien e bursave të nxënësve për vitin akademik 2021-2022. Në secilin konkurs janë shënuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet për aplikim për të realizuar të drejtën për të përdorur bursë përkatëse.

“Ministria dhe Qeveria këtë vit vendosën të ndryshojnë dukshëm politikën e bursave për nxënësit dhe studentët, për të plotësuar nevojat e sa më shumë të rinjve, por edhe të marrin shuma të zmadhuara mujore për të ndier me të vërtetë mbështetjen që shteti ua ofron gjatë procesit arsimor. Kështu, për shumicën e kategorive të bursave të nxënësve që janë ndarë deri më tani, shumat mujore janë rritur për rreth 60 për qind, kurse në të njëjtën kohë janë futur kategori të reja, nga të cilat më të rëndësishmet janë ato për nxënësit që do të regjistrohen në klasa duale, në profesione deficitare ose në arsim të mesëm profesional trevjeçar. Gjithashtu, janë rritur edhe shumat mujore për shumicën e bursave për nxënësit, disa prej tyre edhe mbi 80%”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Nga ky vit, procedura për aplikim për bursë është digjitalizuar nëpërmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, me çka dukshëm thjeshtohet mënyra e realizimit të së drejtës. Nxënësit dhe studentët, të cilët nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (fletë regjistrimi) dhe e paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për konkursit përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button