RMV, Ministria e Shëndetësisë: aplikimi për certifikatën CommonPass për udhëtime jashtë vendit tani më është në dispozicion

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se aplikimi për certifikatën CommonPass për udhëtime jashtë vendit tani më është në dispozicion. CommonPass është një certifikatë dixhitale e unifikuar që shkarkohet nga një aplikacion nga Google Play Store / App Store që konfirmon statusin e vaksinimit të çdo qytetari, njofton Portalb.mk.

Me certifikatën CommonPass mund të udhëtohet në SHBA dhe Kanada ku përdoret më së shumti. Përveç udhëtimit dhe dëshmisë së vaksinimit me këtë CommoPass, qytetarët në këto vende mund të lëvizin pa probleme në kushtet kur ka kufizime dhe ndalime të caktuara për të pavaksinuarit.

Për të shkarkuar këtë certifikatë duhet:

  1. Të hyni në faqen e internetit vakcinacija.mk.
  2. Në profilin tuaj personal mund të gjeni certifikatën të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me një bar-kod (QR) për aplikimin e vaksinës.
  3.  Sistemi ju jep mundësinë të futni një numër të vlefshëm pasaporte.
  4. Pas futjes së numrit të pasaportës, CommonPass krijohet automatikisht.
  5. Për të krijuar një CommonPass dixhital, që është gjithmonë i disponueshëm në telefonin tuaj, duhet të shkarkoni aplikacionin CommonPass nga Google Play / App Store.
  6.  Pas shkarkimit, aplikacioni do t’ju kërkojë të futni kodin e mëposhtëm të aktivizimit: CPNMKD
  7. Aplikacioni do t’ju kërkojë të skanoni bar-kodin (QR) të certifikatës CommonPass që keni shkarkuar tashmë në kompjuterin tuaj. Nëse keni vështirësi në skanimin e kodit nga ekrani, printoni Certifikatën CommonPass dhe skanojneni direkt nga letra.

“Ministria e Shëndetësisë ju ofron më shumë mundësi qytetarëve të vaksinuar për të udhëtuar jashtë vendit. Përveç certifikatës me bar-kod (QR), qytetarët kanë mundësi të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada edhe me CommonPass, Nga java e ardhshme do të jetë në dispozicion edhe Green Passport për të udhëtuar për BE”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri theksojnë se pavarësisht nga të gjitha certifikatat që do t’u jepen qytetarëve tanë, secili vend sipas situatës epidemiologjike ka të drejtë të vendosë kufizime shtesë për hyrjen ose lëvizjen në të.

Ndryshe, në RMV dje janë aplikuar rreth 13.000 vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19). Kurse  gjithsej janë administruar 920.442 doza të vaksinës dhe 401.336 qytetarë janë rivaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button