RMV, në Inspektoratin Shtetëror do të punësohen pesë inspektorë të ri për mjedis jetësor

Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor do të punësojë pesë inspektorë të ri. Me punësimin e tyre do të plotësohen vendet e zbrazëta në Veles, Shtip dhe Kumanovë, ndërsa dy do të punojnë në Shkup. Punësimi i tyre ka marrë dritë jeshile madje edhe me rishikimin e mjeteve nga arka shtetërore, edhe pse ishte kërkuar që nga viti i kaluar derisa përpilohej buxheti vjetor. Ky institucion ka mungesë kronike të kuadrit dhe periudhë më të gjatë punon me gjysmën e numrit real të të punësuarve të cilët në të vërtetë i duhen. Një rajon i tërë në vend, ai verilindor, nuk ka asnjë inspektor, ndërsa plotësimi i këtyre vendeve me punësimet e reja, ishte një ndër prioritetet, transmeton Portalb.mk.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror, Ana Petrovska, tha se edhe pse kanë kërkuar të punësojnë 13 inspektorë, ndërsa kanë marrë pesë, megjithatë është e kënaqur që do të fitojnë mundësi për të punuar në mënyrë më efikase.

“Veç më rrjedhin procedurat për punësim, janë shpallur konkurset dhe edhe pse nuk besoj se do të përfundojnë para shpalljes së zgjedhjeve, megjithatë është mirë që këtë vit do të kemi pesë inspektorë të ri. Deri më tani kemi pasur vende të zbrazëta në Veles dhe rajonin e Maqedonisë Verilindore, ndërsa problematike janë edhe Shtipi dhe Probishtipi. Shkupi, nga ana tjetër, është sfida më e madhe për inspektoratin sepse ndotja këtu është më e madhe dhe çdo herë është e mirëseardhur rritja e numrit të inspektorëve”, tha Petrovska.

Edhe përkundër punësimeve të reja, inspektoratit shtetëror edhe më tej do t’i mungojë kuadri. Petrovska tha se kanë nevojë prej inspektorë për natyrë dhe të ekonomisë së ujërave dhe se do të kërkojnë punësime të reja të përfshihen edhe në buxhetin për 2022. Sipas sistematizimit të vendeve të punës në Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, janë paraparë gjithsej 40 inspektorë. Prej tyre, 30 janë për mjedis jetësor, tre për natyrë dhe shtatë për inspektorë për ekonominë e ujërave. Momentalisht, në këtë institucion punojnë 15 inspektorë aktiv  për mjedis jetësor, një për natyrë dhe dy për ekonominë e ujërave.

“Pesë inspektorë janë tre – katër vjet para pensionit dhe ajo do të jetë periudhë e shkëlqyeshme në të cilën ata mund seriozisht t’i mentorojnë kolegët e rinj edhe më tej të vazhdojmë me ripërtërirjen e kuadrit çdo vit”, theksoi Petrovska.

Në disa muajt e fundit, bashkëpunimi i Inspektoratit Shtetëror me inspektorët lokal është intensifikuar maksimalisht me dalje të përbashkët në terren, me çka shmangen situatat inspektorët të mos kenë kompetenca nëse bëhet fjalë për kontrolle të kapacitetit me leje të integruar B.

Para gjashtë muajsh u publikua edhe platforma e re online për paraqitje për ndotje të mjedisit jetësor, përmes së cilës paraqitjet e qytetarëve në mënyrë direkte shpërndahen te inspektori që është kompetent për rastin.

Petrovska thotë se, janë të kënaqur nga pjesëmarrja e qytetarëve të cilët veglën e kanë shfrytëzuar më së shumti që të paraqesin ndotje të ajrit, deponi të egra dhe djegie të deponive, ndotje të lumenjve, ndërsa janë ankuar edhe për zhurmë të tepër, hudhje të mbeturinave ndërtimore, prerjen e drurëve dhe ngjashëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button