fbpx

RMV-ja bëri emetimin e njëzetë i fletë-obligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Sot, shteti lëshoi emetimin e njëzetë të fletë-obligacioneve për denacionalizim në vlerë të përgjithshme prej 8 milionë euro, me të cilën do të kompensohen të gjitha aktvendimet e plotfuqishme për denacionalizim nga data 01.01.2020 deri më datë 31.12.2020, ku përcaktohet kompensimi që të bëhet përmes fletë-obligacioneve, njoftoi Ministria e Financave, transmeton Portalb.mk.

Mjetet që janë ndarë përmes fletë-obligacioneve, shteti do t’i paguajë me këste dhjetëvjeçare me normë interesi në nivel vjetor prej 2%.

Republika e Maqedonisë së Veriut në çdo kohë mund të bëj blerje të fletë-obligacioneve për denacionalizim para afatit të maturimit të tyre sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tregtimi me fletëobligacione për denacionalizim do të bëhet në Bursën e Maqedonisë SHA Shkup, me ndërmjetësimin e shtëpive të brokerimit dhe bankave anëtare të Bursës së Maqedonisë.

Para afatit të maturimit të tyre, qytetarët mund t’i shfrytëzojnë fletëobligacionet për denacionalizim për pagesë të banesave në pronësi shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button