Është neutralizuar personi që hyri me bombë dore në ndërtesën e qeverisë së Ukrainës

Është neutralizuar personi me bombë dore i cili kishte hyrë në ndërtesën e qeverisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Policisë së Ukrainës, Igor Klimenko, tha se personi i cili kishte hyrë në ndërtesën e qeverisë me bombë dore është arrestuar.

Ai njoftoi se personi, i cili është identifikuar si një ish-ushtar që ka luftuar në rajonin Donbas dhe është plagosur, mund të dënohet me 15 vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button