RMV, Ministria e Arsimit shpalli konkurset për bursa studentore për vitin 2021-2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njoftoi se janë shpallur konkurset për dhënien e bursave studentore për vitin akademik 2021-2022, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e interesuar mund t’i shikojnë në këtë link.

Në secilin konkurs janë renditur kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet për aplikim me qëllim të ushtrimit të të drejtës për shfrytëzimin e bursës së duhur.

“MASH dhe Qeveria këtë vit vendosën të ndryshojnë ndjeshëm politikën e bursave për nxënësit dhe studentët, me qëllim që të plotësojnë nevojat e sa më shumë të rinjve, por edhe të marrin shuma mujore të shtuara që realisht do të ndiejnë mbështetjen që shteti ofron në rrjedhën e procesit arsimor. Kështu, për shumicën e kategorive të bursave studentore që janë dhënë deri më tani, shumat mujore janë rritur me rreth 60 për qind, ndërsa në të njëjtën kohë janë futur kategori të reja, nga të cilat më të rëndësishmet janë ato për nxënësit që do të regjistrohen në paralele duale, në drejtime deficitare ose në arsim të mesëm profesional trevjeçar. Gjithashtu, shumat mujore të shumicës së bursave studentore janë rritur, disa prej tyre me mbi 80 përqind”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ministria siguron mbështetje në aplikimin për çdo kandidat të interesuar që plotëson kërkesat për një kategori të caktuar bursash, përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe studentëve. Kontaktet personale të të gjithë punonjësve, përfshirë punonjësit në këtë sektor, janë të shënuar në linkun vijues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button