RMV, personat me aftësi të kufizuara do të zhvillojnë marsh – kërkojnë rritjen e shtesave dhe standard më të mirë jetësor

Nën moton, ‘Bëhu hero, dil dhe zgjidh gjithçka për jetë dinjitoze’, personat me aftësi të kufizuara më 9 gusht do të protestojnëpara Qeverisë së Maqedonisë. Ata arritjen e të drejtave të barazisë, jetës dinjitoze dhe përfshirjes aktive në jetën e përgjithshme ekonomike, kulturore e sociale, transmeton Portalb.mk.

“Këto të drejta na garantohen në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe kushtetutën, por për shkak të padukshmërisë në sistem, realizimi i këtyre të drejtave nuk përshtatet me nevojat dhe mundësitë tona, si persona me aftësi të kufizuara”, thonë nga Koalicioni ‘Menuvame’ (Ndryshojmë).

Nga ky koalicion thonë se pas takimit në Qeveri, përfaqësuesit e Qeverisë u kanë kërkur që të veçojmë tri kërkesa prioritare dhe këto kërkesa i kanë veçuar tashmë në si vijon:

  • Kërkesa e parë:
    Ngritja e pagesës për aftësi të kufizuar nga 7.100 në 12.000 denarë.
    Të rritet shtesa e posaçme për fëmijë nga 5.100 në 10.000 denarë.
    Shtesat të jenë të barabarta me pagën minimale në shtet në 2 (dy) vitet e ardhshme.
  • Kërkesa e dyt
    Ulja e kufirit të moshës nga 26 në 18 vjeç.
  • Kërkesa e tretë
    Regjistër për personat me aftësi të kufizuara, qendra të kujdesit ditor dhe qendra për rehabilitim.

Siç theksojnë, Maqedonia ka ratifikuar Konventën e OKB -së për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara në vitin 2011, pas së cilës është e detyruar të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Ata kërkojnë, me të drejtë, garantimi i standardit të përshtatshëm jetësor për personat me aftësi të kufizuara

“Komiteti i OKB -së për të Drejtat e personave me aftësi të kufizuara në bazë të zbatimit të nenit 28, paragrafi 45 thekson në mënyrë që të garantohet një standard adekuat i jetesës për personat me aftësi të kufizuara, përmes kompensimit në formën e një ndihme në para që do të mundësonte personat me aftësi të kufizuara të mund të mbulojnë kostot që lidhen me aftësinë e kufizuar: shteti të heqë dispozitat për personat me aftësi të kufizuara të cilët sipas moshës i kualifikojnë në qasjen e benefiteve sociale, të ndajë përfitime dhe shtesa të caktuara në para për fëmijët me aftësi të kufizuara: të sigurojë ndihmë materiale urgjente për familjet biologjike dhe birësuese, si dhe rekomandimet nga neni 19 paragrafi 32, të miratojë masa që do të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të kenë të drejtë ligjore për buxhet të mjaftueshëm personal për jetë të pavarur, për të marrë parasysh kostot shtesë që lidhen me aftësinë e kufizuar … Për këto arsye, kërkojmë rritje në shumën e të gjitha shtesave të aftësisë së kufizuar, si dhe shtesën e veçantë për fëmijë. Njëkohësisht, për t’iu mundësuar atyre të mbulojnë kostot që lidhen me aftësinë e kufizuar (përfshirë pa u kufizuar në ilaçe, shtesa, terapi fizike, pajisje ndihmëse, etj., Sipas gjendjes dhe moshës së personit), si dhe të mund të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në të gjithë jetën shoqërore (e cila përfshin transportin, biletat / tarifat e regjistrimit, mundësi financiare për nxitjen e interesave dhe hobi”, thuhet në njoftimin për marsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button