RMV, ditarët klasik do të zëvendësohen plotësisht me ato elektronikë

Nga viti i ri shkollor nuk do të ketë ditarë të shtypur në arsimin fillor dhe të mesëm, njoftoi Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Në vend se në ditar, informacionet për nxënësit do të regjistrohen vetëm në mënyrë elektronike, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet janë me kërkesë të mësuesve, të cilët duan të lirohen nga detyrimi për mbajtjen e regjistrimeve të dyfishta në procesin arsimor.

Rregullat e reja zbatohen për arsimin fillor dhe të mesëm. Sipas Byrosë, ky nuk është asnjë problem për mësuesit që tashmë dinë të plotësojnë ditar elektronik dhe se ka qenë pjesë e sistemit arsimor prej vitesh.

Regjistrimet elektronike do të udhëhiqen nga rreth 25.000 mësues dhe profesorë, dhe ashtu si në ditarët e shtypur, në ato elektronikë, përveç notave, do të futen informacione për mungesat dhe aktivitetet e nxënësve.

Procesi i digjitalizimit të arsimit është një nga prioritetet e Qeverisë, i cili synon modernizimin dhe integrimin e sistemit arsimor kombëtar në hapësirën arsimore evropiane.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës deklarojnë se janë gati të fillojnë vitin e ri shkollor në kushte të pandemisë.

Nga atje përsërisin se skenari më i mirë është mësimi me prezencë fizike me të gjithë nxënësit, sipas orareve për fillimin e mësimit. Nëse ka një ndryshim drastik në pasqyrën epidemiologjike, atëherë duhet të ndryshojmë skenarin me mësimdhënie hibride – një javë në shkollë, një online, ndrësa skenari i tretë më pak i dëshiruar është që një pjesë e madhe e mësimit të zhvillohet online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button