Çiklistët do të kenë shteg të ri biçikletash në Vodno

Qyteti i Shkupit do të ndërtojë shteg biçikletash në pjesën e poshtme për çiklistët nga Vodno e Mesme në Shkup. Gjatësia e shtegut të planifikuar të biçikletave është nga 3.500 në 3.700 metra, ndërsa gjerësia e shtegut është planifikuar të jetë tre metra. Shtegu do të projektohet dhe ndërtohet nga kompania e Lubjanës “Zavod Alliance”, e cila është planifikuar të realizojë punimet për një shumë prej gati 8.000.000 denarë, transmeton Portalb.mk.

„Downhill flow“ për çiklistët në Vodno do të duhet të ndjekë infrastrukturën ekzistuese në terrenin e këtij mali, të mos prishë natyrën, por as pellgjet ujëmbledhëse ekzistuese.

Kontraktuesi do të duhet të vendosë sinjalistikën (tabela shenjuese) të përshtatshme në pistë, të sigurojë shënimin e shtegut të biçikletave me pajisje globale të pozicionimit të satelitit (GPS). Gjithashtu do të vendosen tabela informaive në fillim dhe në fund të shtegut të biçikletave, si dhe shenja paralajmëruese përgjatë pistës.

Kohëzgjatja e kontratës së nënshkruar për ndërtimin e pistës është 12 muaj, thuhet në kontratën e publikuar në Sistemit elektronik për furnizime publike.

Ndryshe, ky është shtegu i dytë i biçikletave që do të ndërtohet në Vodno, pasi Qyteti i Shkupit vitin e kaluar e vuri në përdorim shtegun e parë të biçikletave përpjetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button