RMV, Tërmet i dobët në rajonin e Strumicës

Tërmet me intensitet prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar pasditen e sotme në orën 17:10 me epiqendër në rajonin e Strumicës, njofton Portalb.

Siç kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-natyror, rrjeti i saj telemetrik sizmologjik me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, ka regjistruar tërmetin epiqendra e të cilit ka qenë në 120 kilometra në juglindje të Shkupit në rajonin epiqendror të Strumicës.

Tërmeti është ndjerë nga popullata e Strumicës, Vallandovës dhe rrethinës me intensitet prej III ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button