Për shkak të një borxhi prej 3500 denarëve, 41 vjeçari dyshohet për tentim vrasje të një familjari

Kanë filluar procedurat hetimore ndaj 41 vjeçarit të dyshuar për tentim vrasje të një familjari pas një konflikti verbal në lidhje me një borxh prej 3500 denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Veles ka vendosur Urdhër për kryerjen e procedurave hetimore ndaj një personi nga Velesi në moshë 41 vjeçare për veprën penale  Vrasje në bazë të nenit 123, paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentim) nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që Gjykata e pranoi propozimin e prokurorit për 30 ditë paraburgim.

Raportohet që i dyshuari ka tentuar ta vras me një shkop druri të dëmtuarin për shkak të një borxhi të pashlyer në vlerë prej 3500 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button