Dyshime për lidhje me një grup kriminal, padi ndaj presidenti serb Vuçiç

Dy zyrtarë të lartë të Partisë Progresive serbe kanë ngritur akuza kundër udhëheqësit të saj Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe ministrit të Brendshëm Aleksandër Vulin pas raportimeve  në media  për lidhjet e tyre të dyshuara me klanin e krimit të Belivuk, raporton EN.

Një ditë më parë, Vuçiç u shpreh se ai dhe ministri i Punëve të Brendshme do të ngrinin një kallëzim penal kundër vetes për shkak të akuzave se kanë bashkëpunuar me një rrjet të krimit të organizuar.  

Sipas mediave Shefi i grupit kriminal, Veljko Belivuk dhe togeri i tij, Marko Miljkoviç gjatë marrjes në pyetja nga prokurorët janë shprehur se janë takuar personalisht me Vuçiç si dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet, të cilët u kanë kërkuar të ndalonin disa protesta dhe të merrnin kontrollin e grupeve huligane të futbollit.

Akuzat kundër presidentit u ngritën nga Milos Vucevic, Kryetar i Komunës së Novi Sadit dhe nënkryetar i organit të lartë të partisë progresive, Millosh Vuçevic.

Vucevic u bëri thirrje  prokurorëve që të bazohen tek faktet dhe t’i japin publikut një përgjigje. Prokuroria akuzon grupin e Belivukut për krimet më të rënda, si vrasje dhe trafik droge.

Kjo është hera e dytë që Vucevic ka ngritur akuza kundër Vuçiç. Ai ngriti akuza kundër Aleksandër dhe Andrej Vuçiç për rastin e fermës së marijuanës në dhjetor të vitit të kaluar pas pretendimeve për përfshirje nga ministrat e kabinetit me dijeninë e presidentit. Prokuroria doli në përfundimin se vëllezërit Vuçiç nuk kishin asnjë lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button