RMV, Ministria e fajësoi opozitën për mosrritjen e pagës së mësimdhënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka fajësuar opozitës për pamundësinë për rritjen e rrogës së mësimdhënësve, transmeton Portalb.mk.

“Deputetet më shumë se tre muaj nuk i votojnë ndryshimet ligjore përmes së cilave edhe mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional i sigurohet në vazhdimësi rritje e rrogës dhe status më të mirë”, deklarojnë nga Ministria, duke saktësuar se ajo po bllokohet nga deputetët e opozitës.

Ministria sqaroi që në ndryshimet ligjore planifikohet që rroga e mësimdhënësve do të jetë në proporcion me rrogën minimale, ashtu që rritja e saj do të shkaktojë edhe rritje të rrogës së mësimdhënësve.

Ndryshe, Plenumi i mësuesve me letër drejtuar ministres Milla Carovska dhe sindikatave SAShK dhe SPASh, njoftoi se kërkon rritje të pagave të mësuesve në arsimin fillor dhe të mesëm dhe se planifikon bojkotimin e mësimit që nga fillimi i vitit të ri shkollor nëse një gjë e tillë nuk sigurohet.

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button