Strategjia për përshtatjen e shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike në RMV për herë të fundit u zhvillua në 2011

Maqedonia zhvilloi, për herë të fundit, Strategji për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike me plan veprimi në vitin 2011. Ndërkohë, të dhënat e Drejtorisë pët çështje Hidrometeorologjike (DÇHM)për luginën e Shkupit tregojnë se nëntë nga 10 vitet e fundit janë ndër 20 vitet më të ngrohta të matura në periudhën nga 1951 deri në vitin 2020 për këtë luginë, transmeton Portalb.mk.

Këtë verë kemi valë të zgjatura të nxehtësisë, ndërsa nga rrjeti “Koalicioni për klimën” kah mesi i qershorit të këtij viti reaguan se vendi kishte zhvilluar një Strategji për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike në vitin 2011, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2015. Që atëherë, nuk ka asnjë dokument planifikimi për të përshtatur sektorin e shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Meta.mk” javën e kaluar kontaktoi Institutin e Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë temë, me ç’rast morëm përgjigje vetëm nga ministria kompetente.

Ministria e Shëndetësisë thotë se Strategjia për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike me planin e veprimit të Republikës së Maqedonisë, e cila është miratuar në vitin 2011, është ende e vlefshme.

“Kjo strategji nuk ka pas afat prej vitit 2011-2015. Ashtu që ajo ende funksionon dhe është vlerësuar dy herë pozitivisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe organizatat ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë për “Meta.mk“.

Ata shtojnë se plani i veprimit brenda Strategjisë është dokument i vlefshëm që funksionon shkëlqyeshëm dhe zbatohet në vendin tonë, ndryshe nga shumë vende të tjera të rajonit që nuk kanë as strategji dhe as plane veprimi për valët e nxehtësisë dhe të ftohtit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht nuk ka nevojë të miratohet Strategji e re për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike me plan veprimi, por gjithashtu shtojnë se strategjia kurrë nuk ka pushuar së qeni e vlefshme dhe shumica e qëllimeve në të kanë është plotësuar

Përndryshe në Strategjinë e publikuar të vitit 2011 theksohet se dëshmitë për pasojat nga ndryshimet klimatike në shëndetin e njeriut tregojnë se ndryshimet klimatike kanë ndikuar në ndryshimin e shpërndarjes së vektorëve përmes të cilave transmetohen sëmundje të caktuara infektive dhe se ato kanë ndryshuar shpërndarjen sezonale të llojeve të caktuara të polenit alergjik. Gjithashtu është rritur numri i vdekjeve të shkaktuara nga moti ekstrem dhe valët e nxehtësisë. Problem që ndërlidhet me ndryshimet klimatike është ndotja e ajrit, rritja e intensitetit të rrezatimit ultravjollcë, si dhe rritja e pritshme e numrit të njerëzve që do të vdesin ose do të vuajnë nga sëmundje dhe lëndime nga përmbytjet, stuhitë, zjarret, rrëshqitjet e tokës dhe thatësira.

Në Strategji janë renditur tetë qëllime dhe 50 veprime konkrete që duhet të ndërmerren nga autoritetet përgjegjëse në vend për të parandaluar ose zbutur efektet negative të ndryshimeve klimatike mbi shëndetin e popullatës. Midis tyre, si aktivitete të parashikuara janë theksuar edhe: përgatitja e planeve për trajtimin e valëve të të nxehtit në nivel të objekteve shëndetësore dhe trajnimi i personelit shëndetësor dhe monitorimi i vazhdueshëm i rreziqeve  nga ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre në shëndet dhe përmirësimi i objekteve shëndetësore për parandalimin e tyre.

Maqedonia aktualisht po përballet me valë të zgjatura të nxehtësisë në dy raste këtë verë, e dyta prej të cilave ende po zgjat dhe po i shkakton probleme popullatës dhe sektorit të shëndetësisë, duke filluar me ndërhyrjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore për shkak se njerëzve u bie të fikët shkaku i temperaturave të larta, problemeve të tjera të mëdha te pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera, deri te lëndime të njerëzve që kanë i pësojnë nga zjarret, goditjet e rrufesë dhe fatkeqësitë e tjera atmosferike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button