Informacione të pavërteta rreth vaksinës COVID-19 vazhdojnë të shpërndahen në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale, vazhdon fushata dezinforumese kundër vaksinës anti-COVID19. Edhe pse ekspertët mjekësorë kanë deklaruar vazhdimisht se vaksinat nuk kanë efekt magnetizues dhe nuk kanë përbërës magnetizues, në internet vazhdojnë të qarkullojnë video të cilat pretendojnë se përmes vaksinës në trupin e njeriut injektohet përmbajtje metalike. Teoritë se vaksinimi magnetizon trupin janë demantuar edhe nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), shkruan Portalb.mk.

Përmbajtja që recensojmë është një posti i shpërndarë në platformën “Facebook”. Postimi është bërë më 1 gusht 2021 dhe në pak ditë i njëjti është parë mbi 55 mijë herë, ka mbi 250 komente dhe reagime. Postimi përbëhet nga një video që zgjat 33 sekonda dhe dëgjohen dy zëra burrash të cilët flasin në rusisht, ndërkohë që njëri person me një copë “metalike” përshkon pjesën e sipërme të krahut të personit tjetër. Postimi është i shoqëruar me përshkrimin:

“SubhanAllah. Allahu na ruajtë. Sa mund të jetë kjo e vërtetë me vakxinat?…”

Ky postim me përmbajtje shqetësuese është shpërndarë nga faqja Ndegjo Kuran – Shqip, e cila ka mbi 52 mijë ndjekës në “Facebook”.

Në këtë postim nuk ofrohet asnjë provë që dëshmon vërtetësinë e pretendimit, ose me fjalë tjera se fenomeni që paraqitet në video shkaktohet nga vaksinimi. Deri më sot nuk ekziston asnjë provë shkencore se vaksinat kanë efekt magnetizues. Postimi në fjalë është një ide personale që nuk bazohet në prova e fakte shkencore, por në teori konspirative, të cilat kanë qenë mjaftë të pranishme në rrjetet sociale gjatë gjithë periudhës së pandemisë globale.

Vaksinat e asnjërit prodhues nuk përmbajnë metale

Disa herë mjekët kanë deklaruar se nuk ka përbërës në asnjë prej vaksinave që bëjnë që objektet metalike të ngjiten në shpatull, dmth vaksinat nuk shkaktojnë efekt magnetik. Dhe kjo temë është sqaruar shpesh dhe nga Vërtetmatësi.mk.

Bazuar në konsultime me ekspertë lidhur mbi temën e magnetizimit të trupit nga vaksinimi kanë shkruar dhe mediat amerikane. Kontrolli i fakteve i gazetës “USA Today” e quan çmenduri teorinë e reagimit magnetik nga vaksinat.
“Pretendimi se kovid-vaksinat mund të shkaktojë reagim magnetik është i pabazë dhe çmenduri. Vaksinat nuk ju magnetizojnë shpatullën. Kjo tregon se personi e ngjit magnetin me diçka në shpatull, ndoshta me djersë nga dora ose diçka e tillë”tha virologu Angela Razmusen, lidhur me Universitetin Georgetown, për një video të ngjashme që u publikua në Shtetet e Bashkuara.
Nuk dihet se çfarë përdoret në magnet, në mënyrë që ata të ngjiten, nëse është ngjitës, nëse është shirit ngjitës, nëse është thjesht djersë nga dora, shkruan “Forbes”.
“Trupi juaj përbëhet pikërisht nga të njëjtat blloqe ndërtimi biologjikë si materialet në vaksinë, kështu që thjesht nuk ka asnjë shans që injektimi i një sasie të vogël të këtij materiali të ketë ndonjë ndikim. Shumica e ushqimit përbëhet nga molekula të ngjashme dhe ngrënia e ushqimit nuk i bën njerëzit magnetik“, tha për “Fulfekt” profesori i teknologjisë bio-mjekësore Al Edvards.
Vaksinimi nuk do ta kthejë trupin tuaj në magnet sepse nuk ka metale në vaksina. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thekson se nuk është e vërtetë që vaksinimi do t’ju bëjë magnetik, përfshirë këtu edhe vendin e vaksinimit, pra krahun. Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të krijojnë fushë elektromagnetike në vendin e injektimit.

Cili është qëllimi i vaksinave COVID19?

Vaksinat COVID-19 nuk janë eksperimentale. Ata kaluan nëpër të gjitha fazat e kërkuara të provave klinike. Testimi dhe monitorimi i gjerë ka treguar që këto vaksina janë të sigurta dhe efektive. Qëllimi i çdo vaksine anti-COVID-19 është të përgatisë sistemin imunitar të trupit tuaj për të prodhuar grimca që luftojnë infeksionin, të njohura si antitrupa, të cilat janë në gjendje që ta sulmojnë pikërisht virusin SARS-CoV-2 ose ndonjë përbërës më të vogël të tij. Për ta arritur këtë qëllim gjatë përpunimit të vaksinës janë përdorur një larmi metodash të ndryshme shkencore.

Studimet shkencore tregojnë se vaksinat anti COVID-19 janë efektive në parandalimin e infektimit me COVID-19. Pranimi i cilësdo vaksine lehtëson simptomat e virusit edhe në rastet kur personi i vaksinuar sëmuret nga COVID19. Vaksinat COVID-19 e mëson sistemin tonë imunitar se si ta njohin dhe luftojnë virusin që shkakton COVID-19. Zakonisht duhen 2 javë pas vaksinimit që trupi të krijojë mbrojtje (imunitet) kundër virusit që shkakton COVID-19. Njerëzit konsiderohen të vaksinuar plotësisht 2 javë pas dozës së tyre të dytë të vaksinave.

Portalb.mk ju bënë thirrje lexueseve që për të gjitha dyshimet në lidhje me vaksinat, ju duhet të informoheni nga burimet përkatëse dhe të verifikuara. Përbërjen e të gjitha vaksinave që jepen tek ne, si dhe udhëzimet e tyre për përdorim, mund t’i shikoni këtu.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button