BERZh-i siguroi paketa financiare në mbështetje të investimeve të gjelbra dhe bizneseve në RMV

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) siguron një paketë të re financiare prej 5 milion eurosh për Shparkasse Bank Maqedoni Sh.A Shkup përmes Programit financiar të ekonomisë së gjelbër të Ballkanit Perëndimor (WB GEFF II) për kreditimin e amvisërive në Maqedoninë e Veriut të cilat duan të përmirësojnë efikasitetin e energjisë, njofton Portalb.mk.

Fondet do të jenë në dispozicion për investime me teknologji të gjelbra, materiale dhe zgjidhje me performancë të lartë, për ndërtesa dhe shtëpi private. Pas zbatimit të suksesshëm të projekteve, përfituesit do të mund të marrin deri në 20% shlyerje të vlerës së kredisë së shfrytëzuar, mbështetje e siguruar nga BE.

BERZh siguroi edhe 20 milion euro për Shparkasse Bank nga Programi për ndarje të riskut, me çka do të garantohet deri në 50% të ekspozimit ekzistues dhe të ri të korporatës së Shparkasse, duke zvogëluar nevojën për kapital për ato ekspozime. Programi do të rrisë kapacitetin e Shparkasse për të financuar projekte shtesë të ekonomisë së gjelbër.

2 milion euro janë nga programi GEFF 2 dhe janë aprovuar nga Ohridska Banka, e cila u bashkua me Shparkasse Bank Maqedoni Sh.A Shkup.

Andi Aranitasi, përfaqësuesi i BERZh -it në Maqedoninë e Veriut, deklaroi: “I gëzohemi bashkëpunimit me Shparkasse në strukturën e saj të re. Ata janë partner i dëshmuar i BERZH-it, me rekord të shkëlqyer të dhënies së rezultateve, dhe mezi presim të vazhdojmë këtë bashkëpunim të shkëlqyer dhe përpjekje të përbashkëta në rritjen e ndikimit pozitiv në vend. Vazhdojmë të mbështesim investimet që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër. Me nënshkrimin e Programit të parë të ndarjes së rrezikut në Maqedoninë e Veriut, presim që të ofrojmë stimuj të mëtejshëm për bizneset maqedonase, duke u siguruar qasje më të mirë në financa, me qëllim që t’i ndihmojmë në rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit dhe të përmirësojnë konkurrencën.”

“Me mundësimin e kushteve për transformimin e ndërtesave me efikasitet energjetik, mund të kontribuojmë në mënyrë të konsiderueshme në qëllimet klimatike, dhe të ndihmojmë familjet dhe bizneset të ulin kostot e tyre ditore. Programi GEFF siguron mbështetje financiare për investime të tilla dhe për rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme. Kjo është pjesë e mbështetjes më të gjerë të BE-së për zbatimin e qëllimeve të efikasitetit të energjisë në Ballkanin Perëndimor dhe rimëkëmbjen nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia kovid-19”, deklaroi David Gere.

Gligor Bishev nga  Shparkasse Bank Maqedoni, shtoi se ata i njohin përparësitë dhe përfitimet e financimit të projekteve të efiçiencës së energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe gjenerojnë kursime të energjisë në tregjet lokale.

“Kreditë e gjelbra për të promovuar efikasitetin e energjisë kombinojnë përfitimet për familjet, furnizuesit e teknologjive të efikasitetit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, i cili është fokusi i strategjisë së përgjegjësisë shoqërore të korporatës”, tha Bishev.

Programi GEFF është mbështetja kyçe për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në rajon. Ai përfshin Shqipërinë, Bosnjë -Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, dhe ofron financime për investime të energjisë së gjelbër për sektorin e strehimit, si dhe për bizneset që ofrojnë efikasitet energjetik dhe produkte dhe shërbime të energjisë së rinovueshme për familjet. Kohët e fundit, për shkak të kërkesës në rritje, fondi i këtij programi u rrit në 135 milion euro.

Programi GEFF zbatohet në kuadër të Programit rajonal të efiçiencës së energjisë për Ballkanin Perëndimor, i bashkëfinancuar nga grantet nga Bashkimi Evropian, Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe Ministria Federale austriake e Financave. Donatorët sigurojnë mbështetje kritike për projektet e GEFF që adresojnë ose krijojnë elasticitet për të adresuar efektet e ndryshimit të klimës dhe kërcënimeve të tjera ekologjike.

Programi i ndarjes së riskut (RSF) është një nga tre programet kyçe financiare të Nismës për biznesit të vogël të BERZH-it, një program i krijuar për të mbështetur dhe zhvilluar kompanitë private vendore në ekonomitë në të cilat ata investojnë. RSF u krijua në një mënyrë që lejon BERZH -in të ndajë ekspozimin e bankave ndaj kompanive vendore, nëpërmjet financimit ose lëshimit të garancive.

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më sot, kjo bankë ka investuar mbi 2.1 miliardë euro përmes 146 projekteve në vend. Mbështetja e energjisë së gjelbër është një prioritet i Bankës, pasi është një nga sfidat më të mëdha në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button