RMV, asociacioni për edukim ‘Penda’ shpalli konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2021/2022

Asociacioni për Edukim Penda ka hapur konkursiun e bursave për për vitin akademik 2021/2022 për studentët universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantët e shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut  Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EUR, transmeton Portalb.mk.

Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Aplikimi i plotë duhet të përmbajë dokumentet si vijon:

  • Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it.
  • Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe).
  • Dy letër rekomandimi nga dy mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe).
  • Për studentët: kopje elektronike e transkriptës (në qoftë se ekziston sistem elektronik për të gjeneruar transkriptën, në të kundërtën kopje të skenuar të indexit);
    Për maturantët: kopje të skenuar të dëftesës ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare.
  • Vërtetim për punësim dhe të ardhurat e prindërve të kandidat-es/it.
  • Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it.

Aplikimi duhet të kryhet më së voni deri më 10 shtator 2021 nëpërmjet këtij formulari.

Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, aplikanti do të ftohet në intervistë e cila do të mbahet më datë 30 shtator 2021.

Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button