fbpx

RMV, prej sot hyn në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në zonat pyjore

Prej sot hynë në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në zonat pyjore, njoftoi shërbimi për media i qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lëvizin nëpër zonat pyjore në vend, në mënyrë që të mbrojnë sigurinë personale dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Zjarret të cilat shpërthyen mbrëmë në disa lokacione të vendit, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tutje janë aktivë dhe nuk është mënjanuar plotësisht rreziku nga përhapja e tyre. Në terren janë ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizëm, pjesëtarët e Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë.

Zjarri në Koçan që mbrëmë kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv. Nga Njësia territorial zjarrfikëse-Koçan informuan se ka gjasa të mëdha se do të ndërlidhet me vendet e kapluara nga zjarri afër fshatrave Banja dhe Tërkanje, ku ka zjarr prej para disa ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button