Bill Gates nuk ka plan të vret në mënyrë masive njerëzit në botë me vaksina

E montuar dhe e nxjerrë jashtë kontekstit është video, në të cilën shpërndahet një rrëfim i rremë se Bill Gates po kryen vaksinime masive për të zvogëluar numrin e njerëzve të gjallë në botë. Përkundrazi, vaksinat shpëtojnë jetën e njerëzve, dhe nëse agjenda e fshehur e dikujt është të zvogëlojnë popullsinë e botës, atëherë nuk do të kishte fare vaksina, por koronavirusi do të lihej i lirë të qarkullojë dhe të marrë jetë, shkruan Vërtetëmatësi.

Recensojmë një postim në Facebook, në të cilin u shpërnda një video nga YouTube, ku në mënyrë krejtësisht manipuluese u kombinuan një sërë deklaratash publike të Bill Gates, për të krijuar një ndërtim artificial – që ai dëshiron të shpopullojë planetin përmes vaksinave kundër Covidit. Për të bindur publikun për këtë pretendim të rremë, u përdor teknika e montimit të rreth 5 prej paraqitjeve të tij të ftuara në periudha të ndryshme kohore, duke folur për tema të ndryshme dhe të gjitha u montuan në një video, e cila i jep shikuesit të pa udhëzuar kontekst krejtësisht të ri, siç e ka imagjinuar autorja e postimit. Ajo thotë:

Psikopati Bill ju thërret për vaksinime. Jemi shumë në botë, duhet ta zgjidhë mbipopullimin e planetit që të tjerët të jetojnë në paqeshkruan autorja e postimit.

Kjo nënkupton se vaksinimi kundër Covid-19 (përdoret fjala vaksajns si aluzion për gafën e bërë tashmë të kryeministrit Zoran Zaev në përdorimin e fjalës në anglisht, pas çka ajo fitoi përdorim të gjerë në kontekste satirike dhe sarkastike), do të përdoret për të zvogëluar numrin e njerëzve në botë.

Por, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë vaksinat nuk do të ishin krijuar fare dhe vetë virusi, i cili shkakton sëmundjen Covid-19, do ta kishte kryer punën. Covid-19 vret dhe vaksinat shpëtojnë jetë. Kjo është mospërputhja e parë logjike tek postimi.

Dhe tani vjen problemi i vërtetë. Këto janë temat për të cilat flet Bill Gates në videot nga të cilat është bërë kjo përmbledhje, dhe të cilat nuk i referohen aspak zvogëlimit të popullsisë botërore përmes vaksinimit.

Në videon e montuar, në mënyrë mashtruese dhe çorientuese, është përfshirë një pjesë e fjalimit të Gates në vitin 2010 në Ted Talks, të titulluar “Inovacioni në zero!”. Ky fjalim i Gates përqendrohet në nevojën për të eliminuar emetimet e dioksidit të karbonit me qasje të reja të prodhimit të energjisë për të trajtuar ndryshimet klimatike. Duke injoruar temën për të cilën flet Gates, për inovacionin e energjisë, videoja që po recensojmë me mashtrim e portretizon fjalimin si “dëshmi të një agjende të shpopullimit që përfshin edhe vaksinimin kundër covidit.” Edhe pse ai fjalim nuk ka të bëjë me shpopullimin ose vaksinimin kundër covidit.

Në fjalimin e tij, Gates fokusohet në zhvillimin e teknologjive të reja për të reduktuar në mënyrë drastike emetimet e dioksidit të karbonit dhe përmendi shkurtimisht shkallën e rritjes së popullsisë së botës. Videoja kospirative, nga ana tjetër, e merr vetëm këtë pjesë të fjalimit jashtë kontekstit dhe arrin në përfundimin se Gates dëshiron të zvogëlojë popullsinë e botës me vaksinim.

Së pari, kemi popullsi. Sot bota ka 6.8 miliardë njerëz. Nëse bëjmë punë vërtet të mirë me vaksinat, kujdesin shëndetësor, shërbimet e shëndetit riprodhues, ne mund ta zvogëlojmë atë me 10 deri në 15 përqind. (minuta 4 e 35 sekonda nga video)

Por, nga i gjithë fjalimi është e qartë se një nga faktorët kryesorë për emetimet e dioksidit të karbonit në botë është niveli i paqëndrueshëm i rritjes së popullsisë botërore.

Gates nuk sugjeron që popullsia e botës të vritet me vaksina. Ai thotë se përmirësimi i shëndetit publik me vaksina mund të zvogëlojë rritjen e paqëndrueshme të popullsisë në të ardhmen – DHE KËSHTU TË ZVOGËLOHEN EMETIMET E DIOKSIDIT TË KARBONIT.

Tregim i nxjerrë nga konteksti

Në postimin që e recensojmë, gjithashtu nxirret jashtë kontekstit një pjesë e një tregimi të botuar në “Guardian” në 2009, sipas të cilit Gates u takua me filantropistë milionerë dhe diskutoi mbipopullimin e botës, por nuk thuhet se kjo nuk ishte tema e vetme e diskutuar, por se gjithashtu u diskutuan arsimi dhe kriza e atëhershme ekonomike.

Në të njëjtën histori të “Guardian”, raportohet se fondacioni i Bill dhe Melinda Gates, me projektin e tyre të vaksinimit – Gavi, shpëtuan 3.4 milion jetë, në periudhë 8-vjeçare.

Nuk është hera e parë që Bill Gates dhe shfaqjet e tij janë nxjerrë jashtë kontekstit, montuar dhe abuzuar për të përhapur teorinë standarde të konspiracionit se vaksinimi është një plan për të shpopulluar popullsinë botërore. Për një shembull të tillë, ne tashmë kemi shkruar.

Për shkak të argumentimit të mësipërm, ne vlerësojmë se është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është montuar, video në të cilën shpërndahet tregim i rremë, se Bill Gates po kryen vaksinime masive në mënyrë që të zvogëlojë numrin e njerëzve të gjallë në botë. Vaksinat, nga ana tjetër, shpëtojnë jetën e njerëzve, dhe nëse agjenda e fshehur e dikujt është të zvogëlohet popullsia e botës, atëherë nuk do të kishte fare vaksina, por koronavirusi do të lihej i lirë të qarkullojë dhe të marrë jetë.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button